Arkiv-Lajme të përditësuara

Meta: Nuk ecet në rrugën e Integrimit, duke i bërë karshillëk Perëndimit

Postuar në 17 Prill, 2013 14:24

 

PUKË - “Nuk mund të ecet në rrugën e integrimit, duke i bërë karshillëk Perëndimit. Kjo kohë ka përfunduar një herë e mirë. Ne kemi nevojë për një vend, i cili përmirëson standardet e tij demokratike, i cili përmirëson institucionet e tij të pavarura, i cili rrit besimin tek zgjedhjet e lira e të ndershme dhe te respekti i votës së çdo qytetari shqiptar.

Elbasan, përplasen dy automjete , tre të plagosur

Postuar në 17 Prill, 2013 14:23

Tre persona kanë mbetur të plagosur në një aksident automobilistik në aksin Peqin-Elbasan. Në aksident janë përfshirë dy mjete, njëri me targë EL4088B dhe tjetri me targë AA605EG. Policia bën me dije se  të plagosur janë dy persona në mjetin me targë AA605EG, drejtuesi i tij Dritan Sula dhe pasagjeri Artur Jaho, të cilët janë transportuar drejt Spitalit Ushtarak, pasi ndodheshin në gjendje të rëndë. I plagosur ka mbetur edhe drejtuesi i mjetit tjetër, i cili është shtruar në spitalin e Elbasanit pasi ka marrë plagë më të lehta dhe është jashtë rrezikut për jetën.

KQZ, PPE mbështet Berishën. Rama në Twitter: Saliu i PPE se shpëton dot Saliun e PD”

Postuar në 17 Prill, 2013 14:21

 

Partitë e djathta europiane kanë mbështetur kryeministrin Sali Berisha në vendimin për shkarkimin e anëtarit të LSI në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Ndërsa trupa diplomatike në Tiranë u deklarua kundër prekjes se KQZ-së, Partitë Popullore Europiane kanë publikuar një deklaratë ku e quajnë të drejtë balancimin e institucionit më të lartë zgjedhor.

PS: Shqipëria dixhitale e Berishës, një flluskë

Postuar në 17 Prill, 2013 14:20

 

Partia Socialiste, në vijim të publikimit të arsyeve se përse Sali Berisha nuk duhet të votohet më 23 qershor, ka thënë se Shqipëria dixhitale e Berishës ka qenë thjesht një flluskë. Milena Harito ka thënë se Berisha dështoi për pajisjen me kompjutera dhe internet në shkollat shqiptare.

“Sali Berisha premtoi në 2009 se qeveria do të siguronte internet me bandë të gjerë brenda vitit 2012 në të gjitha familjet, në fshatrat dhe qytetet e vendit, si dhe kompjuter për të gjithë të rinjtë në shkollat shqiptare, brenda qershorit të vitit 2013.

Dalipi, në krye të Këshillit të Tiranës

Postuar në 17 Prill, 2013 14:19

Këshilltarët e Partisë Socialiste dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim zyrtarizuan bashkimin e tyre, në një takim, gjatë të cilit propozuan kryetarin e këshilltarëve socialistë, Aldrin Dalipi për postin e kryetarit të Këshillit Bashkiak të Tiranës. 

Kjo lëvizje vjen një ditë pas kërkesës së firmosur nga këshilltarët e PS dhe LSI për mbajtjen e një mbledhje urgjente të Këshillit Bashkiak, me objekt shkarkimin e kryetarit aktual, nga radhët e demokratëve, Njazi Kosovrasti. 

Rama prezanton programin për ekonominë: Taksën 20% të energjisë do e bëjmë 6%

Postuar në 17 Prill, 2013 08:10

 

PESHKOPI- Kreu i PS-se, Edi Rama ka prezantuar ne Peshkopi programin për ekonominë. Gjate fjales se tij ne takimin e sotem, Rama deklaroi se vendi ka te domosdoshem një plan kombëtar për zhvillimin dhe një plan strategjik për energjinë.

Ai ka premtuar se me ardhjen e PS ne pushtet taksa prej 20% të energjisë do e ulin në 6% për familjarët.

Bashkimi i këshilltarëve të majtë, Basha: Vendim politik, Rama: Basha i frikësohet shumicës

Postuar në 17 Prill, 2013 08:08

 

Në hotel “Sheraton” janë mbledhur këshilltarët e Partisë Socialiste, bashkë me atë të LSI-së, pas bashkimit të ditës së djeshme. Deputeti i PS, Sajmir Tahiri, tha se bashkimi i këshilltarëve të majtë i jep fund dhunës së ushtruar vazhdimisht nga kryeministri Berisha ndaj gjithë institucioneve të pavarura. "Pas 23 qershorit me votën e qytetarëve, kjo dhunë do të marrë fund",- theksoi Tahiri.

Withers: Jeni mes demokracisë dhe diktaturës

Postuar në 17 Prill, 2013 08:07

 

Shteti vrasës

Postuar në 17 Prill, 2013 08:06

 

Topalli: Ruçi të sjellë propozimet për KQZ-në

Postuar në 17 Prill, 2013 08:05

Kryetarja e Parlamentit Jozefina Topalli i kërkoi kryetarit të grupit socialist Gramoz Ruçi që të cojë propozimet e Partisë Socialiste për plotësimin e vendeve bosh në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. 

Kërkesa e Topallit vjen e bazuar në Kodin Zgjedhor, ku në pikën 2, të nenit 19 të tij thuhet se të drejtën e propozimit të kandidaturave e ka i njëjti subjekt politik që kishte propozuar anëtarin, në këtë rast të dorëhequr.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara