Arkiv-Lajme të përditësuara
Bogdani: Rama deshi të merrte nën kontroll KQZ-në siç bëri në vitin 2003. Ushtroi dhunë në sytë e Arvizusë
Deputeti i Partisë Demokratike, Gerti Bogdani deklaroi sot se Rama i mendon zgjedhjet si dhunë.
“Mbrëmë pamë se si i mendon z. Rama zgjedhjet e lira dhe të ndershme nëpërmjet dhunës së ushtruar në sallën e Parlamentit. Intimidimi dhe dhuna e demonstruar para syve të ambasadorit amerikan dhe pranisë ndërkombëtare në Parlament, shpalosi ngjyrat e vërteta të z.Rama,” tha Bogdani.
Deputeti demokrat tha se Rama synonte të grabiste zgjedhjet siç bëri në vitin 2003 me Ilirjan Celibashin në krye të KQZ-së.
BE: Ju paralajmëruam për KQZ
Shefja e diplomacisë europiane Baronesha Catherine Ashton e nisi vizitën e saj në Tiranë, një ditë pas debateve të zjarrta në Parlament, ku maxhoranca zëvendësoi anëtarin e KQZ-së pavarësisht thirrjeve të BE-së dhe SHBA-ve për ta ndalur këtë veprim.
Tërmet i fuqishëm në Iran, 7.8 ballë
Një tërmet me 7.8 balle ka goditur në juglindjen e Iranit dhe eshte ndjere ne Indi e Lindjen e Mesme.
Mediat e huaja raportojne lajmin, duke thene se epiqendra e termetit ishte 86 km larg qytetit Khash, pranë kufirit të Pakistanit.
Nuk ka ende detaje dhe te dhena zyrtare per demet e hskaktuara nga termeti
PANORAMA
Plagosje me armë në Kodër Kamëz. Autori: Më ngacmonte gruan
TIRANË- Një plagosje me armë zjarri ndodhi paraditen e sotme në Kodër Kamëz, ndërsa policia ka bërë arrestimin e autorit të dyshuar.
Shtetasi Nezir Buçi, 55 vjeç, ndodhet në Spitalin Ushtarak pasi është plagosur rëndë nga Idriz Pitarka, 32 vjeç nga Bathorja. Policia në momentin e arrestimit sekuestroi edhe një armë zjarri, me të cilën dyshohet se autori kreu plagosjen. Autori bëri me dije se u konfliktuame armë me 55-vjeçarin sepse ky i fundit i ngacmonte të shoqen.
SHEKULLI
Berisha zgjedh përplasjen, shkarkon Muhon me votat e tre socialistëve
http://gazeta-shqip.com/lajme/wp-content/themes/gazeta-e-re/...); background-color: rgb(255, 255, 255); color: rgb(85, 85, 85); line-height: 19px; background-position: 0px 20px; background-repeat: no-repeat no-repeat;">
Ruçi - “Ristani, që drejtoi dy herë komisionin tuaj dhe sot është zëvendësministri juaj, nuk ka qenë i dënuar nga gjykatat e këtij vendi?! Referojuni vendimit të gjykatës”
Arvizu: “Votimi nuk rrit besimin tek procesi”. Berisha i premton Islamit e Dogjanit bashkëpunim të gjatë
Pas votimit të mbrëmshëm në Kuvend, ka reaguar sërish ambasadori amerikan, Aleksandër Arvizu, që e la sallën sapo deputetët e opozitës u larguan nga aty.
Në një mesazh të dërguar me SMS në emisionin “Opinion”, Arvizu theksoi se ata nuk kanë ndryshuar qëndrim dhe se votimi në parlament nuk e ka rritur besimin tek procesi.
“Qëndrimi ynë nuk ka ndryshuar. Palët duhet të bëjnë hapa të tillë që të rrisin besimin e votuesve te procesi zgjedhor. Votimi i sotëm në Kuvend nuk e bëri këtë,”thuhet në mesazhin e Arvizu.
Ashton: Progresi, në duart tuaja
Pas takimeve që pati me kreun e shtetit shqiptar, Kryeministrin dhe kreun e opozitës,përfaqësuesja për Politikën e Jashtme të BE, Catherine Ashton, në një deklatë për media përcolli mesazhin e Brukselit, se Shqipëria duhet të marrë përsipër sfidat, të ecë përpara, dhe duke bërë këtë Bashkimi Evropian do të jetë pranë për të dhënë ndihmën e tij.
Dy shpërthime në Maratonën e Bostonit, 2 vdesin
BOSTON- Te paktën dy persona kanë humbur jetën pas dy shpërthimeve në linjën e “finishit” të Maratonës së Bostonit.
Rreth 3 orë pasi fituesit kishin kaluar linjën një shpërthim i fuqishëm u regjistrua në pjesën veriore të rrugës Boylston.
Pak më vonë është dëgjuar një tjetër shpërthim, ndërsa dëshmitarët thanë se kanë qenë dy të tillë. Shpërthimet kanë goditur spektatorët që ishin vendosur në rradhë të parë, për të parë garën.
Raportohen shumë të plagosur, ndërsa nuk ka ende të dhëna të plota lidhur me numrin e saktë të tyre apo origjinën e shpërthimeve.
Kuvendi largon Ilirjan Muhon, emëron Klemend Zgurin si anëtar i KQZ-së
21: 10-Ambasadori Arvizu pas takimit me kryeministrin Berisha shkon ne Kuvend
Ambasadori Amerikan, Aleksandër Arvizu, u takua me kryeministrin Berisha në godinën e kryeministrisë ditën e sotme rreth orës 20:30.
Takimi me dyer të mbyllura zgjati rreth 45 minuta e më pas ambasadori amerikan u nis për në parlament ku do të ndjekë nga afër vazhdimin e debateve.
Mendohet se ky itinerar i ambasadorit amerikan vjen për shkak të kërkesës që PD ka bërë për shkarkimin e anëtarit të LSI-së në KQZ.
Largimi i anëtarit të LSI-së nga KQZ, debate dhe akuza për manipulim zgjedhjesh në Kuvend
Seanca e sotme në Kuvend është shoqëruar me debate të ashpra mes deputetëve të maxhorancës dhe opozitës përsa i përket shkarkimit të anëtarit të LSI-së nga KQZ. Opozita e konsideron një veprim antiligjor dhe goditje të rëndë për standardet demokratike këtë shkarkim. Sipas deputeteve të PS-së, kryeministri Berisha kërkon mazhorancen në KQZ, pasi tenton të manipulojë rezultatin e zgjedhjeve të 23 qershorit.