Arkiv-Lajme të përditësuara
PS, Et’hem Ruka: Konflikti për KQZ-në do të jetë i ashpër
Braçe: Ankimimi i marrëveshjes së ujërave, gjëja më e mirë e PS në opozitë
Nënkryetari i grupit parlamentar socialist, Erion Braçe vlerëson se ankimimi që Partia Socialiste i bëri marrëveshjes së ujërave me Greqinë në Gjykatën Kushtetuese disa vjet më parë, është gjëja më e mirë që kjo forcë politike ka bërë në 8 vitet e saj në opozitë. Duke iu përgjigjur kështu deklaratës së bërë nga kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule, se ky akt i PS-së ishte një gabim fatal për këtë forcë politike, Braçe thekson se me të, socialistët i shpëtuan Shqipërisë një copë të madhe të territorit të saj.
Ish-të përndjekurit të lidhur me zinxhirë para parlamentit, dhunohen nga policia
Ish- të përndjekurit politikë u janë rikthyer ditën e sotme protestave para parlamentit vetëm disa minuta para nisjes së seancës së sotme plenare.
Ata janë lidhur me zinxhirë në formë proteste ndaj mungesës së vëmendje së qeverisë ndaj kësaj shtrese dhe mosdhënies së kësteve të dëmshpërblimit që u takon, por janë hasur me dhunën e policisë edhe pse tubimi ka qenë paqësor.
Forcat e policisë dhe të Gardës kanë ndërhyrë menjëherë për të larguar ish të përndjekurit, të cilët janë kryesisht të moshuar.
Baronesha Ashton nis sot turin ballkanik, vizita në Tiranë, Podgoricë e Shkup
Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Europian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Catherine Ashton, do të nisë sot një turne të vogël ballkanike, për t’iu konfirmuar shteteve të rajonit perspektivën europiane.
Ashton nis ditën në Podgoricë, kurse më pas do të udhëtojë për në Tiranë dhe Shkup, thuhet në një njoftim të lëshuar nga zyra e saj.
Ende nuk dihet nëse ajo do të vizitojë Prishtinën dhe Beogradin pas dështimit të bisedimeve për arritjen e një marrëveshjeje mes palëve.
NJOHJA NGA SLLOVAKIA, PAS MARRËVESHJES KOSOVË - SERBI
Sllovakia do ta njeh Kosovën pasi Beogradi dhe Prishtina nënshkruajnë marrëveshje për normalizimin e raporteve, thotë ish kryeministra Iveta Radiçova.
Në një intervistë për të përditshmen beogradase Blic, shefja e qeverisë sllovake deri në vitin 2012, thotë se edhe pse nuk mund të flet në emër të qeverisë aktuale, ajo besoj që “kur të normalizohen raportet, nuk ka arsye pse Sllovakia të mos mbështetë Srbinë dhe Kosovën si dy shtete të pavarura”.
Zëvendësimi në KQZ, sot votimi në Kuvend
Seanca plenare e Kuvendit pritet që këtë të hënë të karakterizohet nga debate të forta mazhorancë –opozitë, pasi në rend të ditës është votimi për lirimin nga detyra të anëtarit të KQZ-së, propozuar nga LSI, Ilirjan Muho.
Makina del jashtë rruge, vdes shqiptari 25 vjeçar
ITALI- Nje i ri shqiptar, 25 vjecar me inicialet H.B ka gjetur vdekjen, nderkohe qe nje italian ka mbetur i plagosur ne nje aksident rrugor.
Ngjarja ka ndodhur ne Terni, kur automjeti me te cilin udhetonte viktima, doli nga rruga dhe perfundoi disa metra poshte saj.
Aksidenti mendohet te kete ndodhur gjate nates, por vetem ne oret e paradites eshte vene re nga kalimataret, qe kane njoftuar menjehere policine.
I plagosuri eshte transportuar ne spital dhe duket te jete jashte rrezikut per jeten.
PANORAMA
Petrelë, Rama takon të rinjtë: Reformat do të rilindin sistemin arsimor
Kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama, ishte i pranishëm në Petrelë, ku organizoi një takim me të rinjtë për të prezantuar programin e Rilindjes.
Kreu i opozitës, në fjalën e tij, tha se është i angazhuar që pas fitores së 23 qershorit, qeverisja socialiste t’i japë një rëndësi të veçantë reformimit të sistemit arsimor.
Sipas Ramës, sistemi i tanishëm arsimor nuk garanton asnjë perspektive. “Ne jemi të vendosur që t`i kthejmë shkollat në qendra komunitare.
Rama prezanton Rilindjen në Kosovë: Do unifikojmë sistemin doganor e arsimor, retorikat nacionaliste nuk na duhen
Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama ka qenë pasditen e sotme në Prishtinë ku ka prezantuar programin e Rilindjes.
Gjatë një konference me temë: ‘Shqipëria, Kosova dhe Rajoni pas 23 qershorit”, kryesocialisti Rama premtoi se pas 23 qershorit PS-ja do ta mbështesë Kosovën që të njihet edhe nga 5 vendet e BE-së të cilat nuk e kanë njohur si dhe në integrimin e saj të mëtejshëm në BE së bashku me Shqipërinë.
Berisha: Brenda dy viteve të ardhshme do të asfaltojmë të gjitha rrugët
Kryeministri Berisha ka qenë prezent gjatë ditës së sotme në Fier, për të marrë pjesë sot në inaugurimin e përfundimit të rikonstruksionit të rrugës Meto Asim – Kafaraj. Gjatë fjalës së tij, Berisha ka thënë se do të asfaltojë të gjitha rrugët Brenda dy viteve.