Arkiv-Lajme të përditësuara
Sajmir Tahiri: Policia ka përgjuar takimin mes Ramës e Metës dy javë më parë
Deputeti socialist, Sajmir Tahiri, ka deklaruar në studion e emisionit “Opinion” se policia ka përgjuar takimin mes kryetarit të PS, Edi Rama, dhe kryetarit të LSI, Ilir Meta.
Për Shqip ai thotë se i qëndron kësaj deklarate dhe flet për fakte tronditëse.
“Policia ka kryer një përgjim fizik në një nga lokalet e Tiranës. Këtë e deklarova edhe dy ditë më parë në emisionin “Opinion”, gjatë debatit për rendin me ministrin e Brendshëm, Flamur Noka. I qëndroj asaj deklarate,” tha Tahiri.
Akt racist në Selanik
Rrugën e drejtësisë ka marrë një denoncim që i është bërë Organizmit të Shërbimit Publik, OASTH në Selanik, për një akt me motive raciste që ka kryer një shofer autobusi i një linje të brendshme të qytetit, i cili ka zbritur nga mjeti që drejtonte dy pasagjerë afrikanë.
Prokuroria ka urdhëruar fillimin e një hetimi paraprak nga Departamenti i Përballimit të dhunës raciste në Selanik, për të pare nëse akti i shoferit përbën vepër penale.
De Biasi: Zemra është sekreti dhe ëndrra jonë
UPDATE- Shqipëria ka shënuar një arritje historike në renditjen botërore të FIFA-s duke zënë vendin e 48-të.
Në drejtim te tranerit te kombetares sonë, Gianni De Biasi kane shkuar nje lumë mesazhesh dhe komplimentash.
Ai shprehet se “zemra” është sekreti i Shqipërisë dhe ëndrra jonë.
Lezhë, pranga drejtorit të burgut. Akuzohet për korrupsion pasiv
Një hetim 3 mujor ka përfunduar me arrestimin e drejtorit të burgut të Lezhës, Valentin Miri i cili akuzohet për korrupsion pasiv dhe shpërdorim detyre.
Gjinushi: Nëse KQZ vepron ligjshmërisht, në 23 qershor fiton e majta
Kreu i PSD, Skënder Gjinushi deklaroi nga Korça se nëse KQZ vepron ligjshmërisht fitorja e 23 Qershorit shkon tek e majta . “Janë gjëra që i kemi paralajmëruar, KQZ pre e këtyre lëvizjeve të partive. Çdo tentativë reforme me Berishën është një mashtrim. Tani po kryhen veprime antiligjore me të cilat opozita nuk duhet të pajtohet. PSD ka qëndrimet e veta, por përgjegjësinë për këtë situatë duhet ta mbajë Berisha.
OKB: Trafik armësh me Libinë. Ministria e Mbrojtjes: Nuk kemi thyer asnjë embargo ndërkombëtare
PS: Berisha dështoi me demokracinë dhe pavarësinë e institucioneve
Partia Socialiste vazhdoi të numërojë dështimet e qeverisjes, duke listuar kësaj radhe ndoshta dështimin më të rëndë të Sali Berishës.
Nënsekretari për Çështjet Zgjedhore në PS, Bledi Çuçi, tha se Berisha ka dështuar me demokracinë dhe pavarësinë e institucioneve.
“72 ditë na ndajnë nga 23 qershori, dita kur shqiptarët do të largojnë me votën e tyre të bashkuar Sali Berishën, kryeministrin e rrënimit të vendit.
Anëtari i KQZ, PD nuk tërhiqet
Për të shpjeguar ligjshmërinë e vendimit për zëvendësimin e anëtarit të LSI-së në Komisionin Qendror të Zgjedhje, shefi i kabinetit të kryeministrit, Oerd Bylykbashi, bashkë-hartues i Kodit Zgjedhor që nga viti 2000, si ekspert i OSBE-së, i referohet marrëveshjes së vitit 2003.
Kjo marrëveshje i dha fund sipas tij hegjemonisë së Partisë Socialiste në administratën zgjedhore dhe vendosi parimin e balancimit politik në të gjitha nivelet, ku mazhoranca përfaqësohet me 4 anëtare dhe opozita me 3.
Kreu i PS, Rama shtrin fushatën edhe në Kosovë
TIRANE- Këtë të diel, kreu i Partisë Socialiste Edi Rama do të jetë në Prishtinë. Ndalesa e tij do të jetë në Bibliotekën Kombëtare të Prishtinës ku kryesocialisti do të mbajë një takim me temë “Shqipëria, Kosova dhe Rajoni pas 23 Qershorit”.
PS dhe kreu i saj kanë udhëtuar në të gjithë Shqipërinë për të prezantuar kapitull pas kapitulli programin e tyre qeverisës për një “Rilindje Shqiptare”, ndërsa duket se kreu i PS-së ka vendosur ta shtrijë fushatën edhe në Kosovë.
Konventa e PD-së, Bode: Fermerët, asnjë qindarkë taksë për prodhimet
Partia Demokratike po zhvillon Konventën “Për më shumë mbështetje për fermerët”, ku fjalën hapëse e mban Ridvan Bode, ministër i Financave. Bode në fjalën e tij theksoi se qeverisja demokratike ka bërë më shumë investime në një vit, në krahasim me qeverisjen e Partisë Socialiste në katër vite, 2001-2005. Bode theksoi se fermerët nuk do të paguajnë asnjë qindarkë për prodhimet e tyre.