Arkiv-Lajme të përditësuara

Nishani, nismë të veçantë për bashkëatdhetarët

Postuar në 11 Prill, 2013 15:18

 

TIRANE- Presidenti i Republikës, Bujar Nishani ka lançuar një nismë mjaft interesante, e cila synon evidentimin e figurave dhe organizatave më të spikatura të shqiptarëve në diasporë.

Rrjeti “Miqtë e Shqipërisë” veç kësaj do të ketë si qëllim të ndihmojë edhe në evidentimin e preokupimeve dhe problemeve kryesore që kërkojnë angazhim konkret të institucioneve të shtetit shqiptar për zgjidhjen e tyre.

PS fton në koalicion LDK

Postuar në 11 Prill, 2013 15:15

Kreu i Partisë Socialiste Edi Rama ka zhvilluar një takim ditën e sotme me kreun e LDK-së Nikoll Lesi. Rama e ka ftuar Lesin në koalicion për zgjedhjet e 23 qershorit.  Lajmi u bë i ditur nga vetë Lesi. “Kam një ftesë nga kryetari i PS-së, Edi Rama, të cilën do ta shqyrtoj me kryesinë e LDK-së dhe me miqtë e mi. Oferta është dashamirëse nga kryetari i PS-së dhe ajo do të detajohet në vijim, nëse do të biem dakord. Jam korrekt me mikun tim(Ramën), me të cilin biseduam disa gjëra të kohëve të vjetra, që i shërbejnë një të ardhmeje të re”, tha Lesi.

 

 

MAPO

Ambasada e SHBA: Anëtarët e KQZ, apoltikë. Janë betuar për të kryer detyrën

Postuar në 11 Prill, 2013 15:14

 

Ambasada amerikane ka reaguar mbrëmjen e sotme për çështjen e zëvendësimit të anëtarit të LSI në KQZ. Përmes një njoftimi për shtyp ambasada amerikane ka përshëndetur vendimin e sotëm për parlamentit për mosbotimin e shkarkimit të anëtarit të LSI në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Muho dhe ka bërë thirrje që të mos preket KQZ pasi anëtarët e saj janë apolitikë.

Homoseksualët, të premten protestë para ministrisë së Drejtësisë, Halimi i quajti b…q…

Postuar në 11 Prill, 2013 15:11

 

Aktivistët e të drejtave të homoseksualëve do të protestojnë të premten përballë Ministrisë së Drejtësisë.

Aleanca Kundër Diskriminimit LGBT, ka lajmëruar organizimin e kësaj proteste, e cila duket se është shkaktuar nga një mesazh i ministrit Eduart Halimi.

Kamerat e A1Report kanë fiksuar një këmbim mesazhesh mes ministrit të Drejtësisë, Eduard Halimi dhe deputetit të PD, Fatos Hoxha gjatë seancës së Komisionit të Ligjeve, ku Avokati i Popullit, Igli Totozani kërkonte mbrojtjen e homoseksualëve dhe dënimin e homofobëve.

Ushqimet, rritje rekord çmimesh

Postuar në 11 Prill, 2013 15:09

Çmimet e artikujve bazë ushqimorë kanë hyrë në një fazë rritje të fortë. Tregtarët thonë se kjo tendencë vazhdon që prej fillimit të vitit. 

Në mars, inflacioni i ushqimeve arriti sipas të dhënave zyrtare, rekordin dy-vjeçar, 5.8 për qind. 

Rritja ka qenë më e fortë tek zarzavatet me 24.6 për qind krahasuar me një vit më parë dhe frutat, të cilat janë shtrenjtuar me dhjetë për qind krahasuar me marsin e kaluar. 

Bashkia, ndihmë në kualifikim dhe sipërmarrje për 353 të rinj. Basha: Angazhimi ynë, sukses

Postuar në 11 Prill, 2013 08:50

 

TIRANE- Bashkia e Tiranës, me mbështetjen e Bankës Botërore u ka mundësuar 353 të rinjve të kryeqytetit, të marrin një profesion dhe të hapin një biznes të ri.

Pasi kanë përfunduar kurset profesionale, angazhim ky i Kryetarit të Bashkisë Lulzim Basha, shumë të rinj kanë arritur të gjejnë menjëherë një punë apo të vetëpunësohen si rrobaqepës elektriçistë, pastiçierë, këpucarë etj.

Plot 142 të rinj janë trajnuar se si të fillojnë një biznes të ri, nderkohe qe 30 të rinj me planet më të mira të biznesit kanë përfituar një grant prej 2500 dollarësh.

Jep dorëheqje edhe Petrit Vasili

Postuar në 11 Prill, 2013 08:49

 

Pas dorëheqjes së drejtorit të spitalit të Vlorës, Shkëlqim Selami është dorëhequr edhe Petrit Vasili, që mbante postin e nënkryetarit të Bashkisë së Tiranës. Mësohet se Vasili ka informuar kreun e Bashkisë, z Lulzim Basha përmes një letre ku theksohet se “angazhimi im elektoral ka qenë dhe motivacioni për marrjen e këtij vendimi.”

Jep dorëheqje kreu i LSI-së së Vlorës,  Shkëlqim Selami 

Rezoluta çame, protesta para Kuvendit. Idrizi:Parlamenti të nxjerrë jashtë ‘Kalin e Trojës”

Postuar në 11 Prill, 2013 08:47

 

Shoqata “Çamëria” dhe PDIU po zhvillon një protestë përpara dyerve të parlamentit në mbështetje të rezolutës çame. Protesta u paralajmërua dy ditë më parë nga kreu i kësaj shoqate, Ardian Tana, sipas të cilit miratimi i kësaj rezolute, duhet të jetë në plan të parë pas 70 vjetësh nëpërkëmbjeje dhe heshtjeje ndaj çështjes çame. Sipas tij, kjo zvarritje e pajustifikuar nuk mund të pranohet nga asnjë shqiptar.

Kryetari i PDIU-së, Shpëtim Idrizi  kërkoi nga deputetët që të votojnë rezolutën për Çamërinë.

Debate në KQZ. Denar Biba:Nuk jemi kukulla, po dhunohet pavarësia e institucionit

Postuar në 11 Prill, 2013 08:46

 

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është përfshirë në debate të ashpra në mbledhjen e sotme. Zëvendëskryetari Denar Biba deklaroi se është e papranueshme ajo çka ka ndodhur një ditë më parë, duke i’u referuar shkarkimit të anëtarit të LSI-së në KQZ.

Shtyhet votimi për KQZ-në

Postuar në 11 Prill, 2013 08:44

Mazhoranca është tërhequr nga votimi gjatë seancës së sotme të aktit të zëvendësimit të anëtarit të propozuar nga LSI në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. 

Pas miratimit te nje dite me pare ne Komisionin e Ligjeve, të enjten është mbledhur Konferenca e Kryetareve për ta përfshirë në rendin e ditës së kësaj seance. Kjo ka vonuar per me shume se dy ore fillimin  e punimeve te Parlamentit. 

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara