Arkiv-Lajme të përditësuara

Var veten brenda komisariatit, ishte shoqëruar

Postuar në 11 Prill, 2013 02:48

 

TIRANE- Var veten me rripin e pantallonave nje person nje ambientet e komisariatit numer 3 ne kryeqytet.

Ngjarja e rende ka ndodhur ne oret e para te mengjesit te sotem, ku personi qe i ka dhene fund jetes ka qene i shoqeruar ne kete komisariat per shkaqe qe ende nuk behen me dije.

Sipas ‘News24′, ai eshte identifikuar si personi Ndue Kolthi, 57 vjeç, i cili punonte si polic privat.  Policia dhe SHKB kanë nisur hetimet intensive për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

 

 

 

PANORAMA

Deputetët Halimi dhe Hoxha tallin Avokatin e Popullit. Totozani mbron bq...

Postuar në 11 Prill, 2013 02:47

 

Ministri i Drejtësisë, Eduard Halimi në një komunikim me mesazhe me deputetin e PD-së, Fatos Hoxha ka përdorur një zhargon banal për Avokatin e Popullit, Igli Totozani duke thënë se ai mbron homoseksualët. Mesazhi është fokusuar nga kamerat e televizionit  "A1 RAPORT", ndërsa dy deputetët shkëmbenin mesazhe mes tyre. Kjo ka ndodhur dje në Komisionin e Ligjeve. 

Berisha prezanton ministrat e rinj: Rama të vazhdojë me përçarjet, por po e lënë energjitë

Postuar në 11 Prill, 2013 02:45

 

Kryeministri Sali Berisha ka zhvilluar mbledhjen e parë me kabinetin e riformatuar pas largimit të LSI nga koalicioni qeverisës. Në fillim në mbledhjes, ai ka prezantuar tre ministrat e rinj që i bashkohen kabinetit qeveritar: Halim Kosova, Visar Zhiti dhe Florion Mima. Ky i fundit ka munguar në mbledhjen e sotme për shkak të një impenjimi pune jashtë shtetit.

OKB: Shqipëria shkeli embargon, dërgoi municione në Libi

Postuar në 11 Prill, 2013 02:44

 

Shqipëria ka thyer embargon e vendosur nga Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, duke dërguar armatim në Libi.

Lajmin e bën të ditur agjencia Asscociated Press, referuar një raporti të brendshëm, që ka qarkulluar të martën në Këshillin e Sigurimit.

Raporti është përgatitur nga një panel ekspertësh.

Siç raporton AP, armët e dërguara në Libi po përhapen me një shpejtësi alarmante në vende të tilla si Mali, Siria apo Rripi i Gazës.

“Përgjatë dy viteve të fundit, Libia është kthyer në një burim domethënës të armëve në rajon,” thuhet në raport.

ÇOLLAKU: TAKIMI EVENTUAL PARA 15 PRILLIT

Postuar në 11 Prill, 2013 02:43

 

Qeveria e Kosovës nuk e ka ende të qartë se cfarë do të ndodhë me procesin e bisedimeve, pavarësisht deklarimeve se ky proces nuk ka marrë fund.

Bekim Çollaku, Këshilltar i Kryeministrit Thaçi ka deklaruar se ekziston mundësia për marrëveshje.

Rama: Bashkim ekonomik me Kosovën

Postuar në 11 Prill, 2013 02:41

Në konferencën e Elbasanit, kryesocialisti Edi Rama pati në fokus papunësinë, e cila siç tha ai po i merr frymën shoqërisë shqiptare. 

Duke iu referuar shifrave të INSTAT, të cilat siç tha lideri i opozitës më pas u manipuluan, por edhe shifrave të Bankës së Shqipërisë, zoti Rama bëri një ekspoze të gjendjes alarmante që numëron 1 milionë të papunë. Kryesocialisti hodhi poshtë edhe ato që i quajti manipulime të qeverisë me rritjen e pagave. 

Daçiç takon Putin: Faleminderit që na mbështesni për Kosovën

Postuar në 10 Prill, 2013 14:03

 

MOSKE- Gjatë takimit të sotëm me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, në një rezidencë afër Moskës, kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiç e ka falënderuar atë për mbështetjen për çështjen e Kosovës.

“Ju falënderojmë shumë për mbështetjen që ju po jepni për politikën e Serbisë për Kosovën”, tha Daçiç, dhe shtoi se “populli i Serbisë e di dhe e mban në mend se Rusia është miku i tij më i madh”.

Putin ka ftuar nëpërmjet Daçiç, për ta vizituar Rusinë, presidentin e Serbisë, Tomisllav Nikolliç, “në çdo kohë që atij i përshtatet”.

Berisha në Berat: Bëmë realitet të paimagjinueshmen, ju do të dini të zgjidhni

Postuar në 10 Prill, 2013 14:02

 

BERAT - "Shqipëria nuk mund të jetë vend i zhvilluar, pa një fshat të zhvilluar në shkallën e fshatrave të vendeve të zhvilluara". Kështu e ka nisur fjalën e tij me fermerët e Beratit sot pasdite kryeministri Sali Berisha.

Ai ka kujtuar se, në 2005 qeveria e tij përcaktoi këtë objektiv, që në pamje të parë dukej utopik, aspak realist. "Ne përcaktuam detyrën tonë, që kudo në Shqipërinë rurale të ndërtohej e njëjta infrastrukturë me lagjet e qyteteve. Të ndërtonim rrugë, kanale vaditjeje, shkolla, kanalizime me të njëjtat standarde me lagjet e qytetit", tha Berisha.

Debate për Rezolutën Çame, Beja: Është votuar një here në 2004 , nuk votohet për së dyti

Postuar në 10 Prill, 2013 14:01

Debatet lidhur me Rezolutën Çame kanë vazhduar ditën e sotme në Komisionin e Jashtëm . Kryetari i këtij komisioni Fatos Beja  bëri me dije se rezoluta është miratuar një herë në vitin 2004 por nmuk është rregjistruar  në fletoren zyrtare. Një gjë e tilël është mohuar nga  ish-kryetari i Kuvendit në atë kohë, Servet Pëllumbi. Ai deklaron se rezoluta nuk është miratuar, pasi në të kundërt do ishte pasqyruar në fletoren zyrtare. Kryetari Beja ka deklaruar se nuk duhet bërë një rivotim për pr/rezolutën por një rregullim në procesverbal.

Largimi nga koalicioni qeveritar, Berisha shkarkon të gjithë zv/ministrat e LSI

Postuar në 10 Prill, 2013 14:00

 

Në mbledhjen e sotme të qeverisë janë miratuar vendimet për shkarkimin nga detyra të të gjithë zëvendësministrat që i përkisnin Lëvizjes Socialiste për Integrim si dhe prefektëve që i përkisnin po kësaj force politike.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara