OKB: Shqipëria shkeli embargon, dërgoi municione në Libi

Shqipëria ka thyer embargon e vendosur nga Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, duke dërguar armatim në Libi.
Lajmin e bën të ditur agjencia Asscociated Press, referuar një raporti të brendshëm, që ka qarkulluar të martën në Këshillin e Sigurimit.
Raporti është përgatitur nga një panel ekspertësh.
Siç raporton AP, armët e dërguara në Libi po përhapen me një shpejtësi alarmante në vende të tilla si Mali, Siria apo Rripi i Gazës.
“Përgjatë dy viteve të fundit, Libia është kthyer në një burim domethënës të armëve në rajon,” thuhet në raport.
Paneli i OKB ka dokumentuar një rast të dërgimit të municioneve në Libi, ku përfshihet Shqipëria.
Nuk dihet me saktësi se kur është bërë dërgesa, por ajo është në shkelje të embargos së OKB-së.
Në hetim përveç Shqipërisë janë edhe vende të tjera, përfshi edhe Kanadanë që ka trafikuar një avion pa pilot.
Shqetësimi i OKB-së është se këto armë po përhapen në rajone të nxehta për shkak të shtetit të brishtë libian.
Libia pretendon se kontrollon kufijtë e saj, por një gjë e tillë mohohet nga ekspertët e OKB-së./ep
TEMA
Add new comment