Arkiv-Lajme të përditësuara
Meta: Shkarkimet, politike
Në një takim me strukturat lokale në qytetin e Fierit kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta deklaroi se shkarkimet në administratë janë tërësisht politike dhe se që të gjithë do rikthehen.
“Është përgjegjësia ime, i siguroj të gjithë ata që ndeshen me këtë hakmarrje primitive politike që më datë 24 qershor do të rikthehen atje ku ka qenë. Angazhimi ynë nuk ka të bëjë vetëm me mbështetësit e LSI-së, por me të ardhmen europiane të vendit”, tha Meta.
Berisha: Fshati i zhvilluar është Shqipëria Europiane. Rama mohon dhe mashtron
LIBRAZHD- Në themel të një Shqipëria Europiane është Shqipëria e zhvilluar dhe fshati i zhvilluar. Kështu është shprehur Kryeministri, Sali Berisha gjatë përurimit të rrugës Hotolisht- Frarë në Librazhd.
Rama: Berisha si turist i sapozbritur në Shqipëri. Bën të njejtat premtime si në 2009
DURRËS- Partia Socialiste është ndalur në qytetin e Durrësit për të prezantuar programin e kësaj force për një Rilindje Kombëtare. Lideri i PS-së, Edi Rama akuzon Berishën për kopjim të programit për fshatin, i prezantuar dje në Pallatin e Kongreseve. Rama u shpreh se Berisha ka 8 vjet që premton të njëjtën gjë për fshatin.
Vdekja “sekrete” e një agjenti sekret
Rikthim tek vdekja misterioze e Artan Kokës, oficerit të shërbimit sekret që u dërgua në gjendje kome në shtëpi nga kolegët e tij. Familjarët drejtojnë gishtin ndaj SHISH, ndërsa Prokuroria thotë se hetimi për vdekjen e këtij njeriu është “sekret”
Anëtari i LSI-së në KQZ. Muho: Nuk dorëhiqem; Wolfarth: Të veprohet sipas Kushtetutës
Përkundër vendimit të mazhorancës për shkarkimin e Ilirjan Muho si anëtar i KQZ-së, ai deklaron se nuk është i ndikuar aspak nga kjo situatë. Sot ai ka qenë i pranishëm në testin e KQZ-së për projektin pilot të numërimit elektronik të votave për qarkun e Fierit. Në një prononcim për mediat, Muho deklaroi se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, duke argumentuar se është në ushtrim të plotë të kompetencave të tij ligjore dhe kushtetuese.
10 shqiptarë janë vrarë duke luftuar për ‘lirinë e popullit sirian’. 140 shqiptarë po luftojnë aty
Toka siriane po lahet edhe me gjak shqiptarësh. 10 shqiptarë janë vrarë deri më tani duke luftuar kundër presidentit sirian, Bashar al- Assad.
Lajmin e bën të ditur gazeta kosovare Koha Ditore.
Muhamet Koprova, 22 vjeç, është viktima e fundit shqiptare në Siri.
Koha Ditore shkruan se tetë shqiptarë të vrarë janë nga Kosova, Lugina e Preshevës dhe Shqipëria, kurse dy të tjerë janë shtetas sirianë me prejardhje nga Kosovë.
Berisha: Rama mashtron emigrantët
Inaugurimi i një rrugë që lidh komunën Hotolisht të Librazhdit me rrugën nacionale është për Kryeministrin Sali Berisha një nga faktet, që i shtohet përpjekjeve të Qeverisë së tij për zhvillimin e Shqipërise rurale.
Sipas Kryeministrit Berisha finalizimi i infrastrukturës në fshatra me ndërtimin e rreth 2 mijë kilometrave të mbetura nga 8 mijë kilometra të ndërtuara në këto vjet do të pasohet me projektin madhor të vaditjes dhe trefishimin e granteve për fermeret.
Zgjedhjet e qershorit, KQZ dhe INDRA zhvillojnë testin e numërimit elektronik të votave
TIRANE- Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve dhe kompania spanjolle INDRA është duke zhvilluar në këto momente testin e parë të numërimit elektronik të votave.
Testimi po zhvillohet në ambientet e shkollës “Hasan Prishtina”, ndërsa të pranishëm janë edhe përfaqësues të komunitetit ndërkombëtar në Tiranë si dhe anëtarët e KQZ-së.
Numërimi elektronik do të vihet në zbatim për herë të parë në qarkun e Fierit më 23 qershor, nga kompania spanjolle “INDRA”, dhe pritet që rezultatet të dalin brenda 24 orëve.
Aldo Bare: Më rrahën në qeli, më thanë pse flet me Ramën
Nikoleta Kovaçi
Dropull, përleshet me grabitësit, humb jetën 78-vjeçari
Një i moshuar ka gjetur vdekjen mëngjesin e sotëm gjatë një tentative për ta grabitur në banesë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm, në fshatin Vodhimë të komunës Dropull i Sipërm në Gjirokastër. Bëhet e ditur se dy persona kanë tentuar me dhunë të grabisin banesën e Pandeli Mallgara, 78 vjeç, i cili jetonte vetëm me të shoqen.