10 shqiptarë janë vrarë duke luftuar për ‘lirinë e popullit sirian’. 140 shqiptarë po luftojnë aty

Toka siriane po lahet edhe me gjak shqiptarësh. 10 shqiptarë janë vrarë deri më tani duke luftuar kundër presidentit sirian, Bashar al- Assad.
Lajmin e bën të ditur gazeta kosovare Koha Ditore.
Muhamet Koprova, 22 vjeç, është viktima e fundit shqiptare në Siri.
Koha Ditore shkruan se tetë shqiptarë të vrarë janë nga Kosova, Lugina e Preshevës dhe Shqipëria, kurse dy të tjerë janë shtetas sirianë me prejardhje nga Kosovë.
“Deri më tani thuhet se janë vrarë gjithsej 10 shqiptarë. Prej tyre dy shqiptarë me shtetësi siriane – Mynyr Arnauti dhe Behlul Arnauti”, ka thënë një burim i inteligjencës për KD.
Ai ka thënë se i pari është vrarë kosovari Naman Demolli, pastaj Musë Ahmeti, shqiptar tjetër nga Terrnoci i Kosovës Lindore, Ebu Omer-El Albani nga Shqipëria dhe Muhamet Kopriva, i lindur në Kosovë.
“Katër shqiptarë të tjerë nga Shqipëria janë vrarë, por ende nuk kemi konfirmime zyrtare për identitetin e tyre”, ka thënë ky burim.
Numri i përgjithshëm i shqiptarëve të përfshirë në luftën siriane besohet se është 140. Janë të ndara në dy grupe në Alepo./ep
TEMA
Add new comment