Arkiv-Lajme të përditësuara
PDIU: Rezoluta çame e vitit 2004 hyn në fuqi brenda pak ditësh
PDIU ka reaguar në lidhje me publikimin në Fletoren Zyrtare të rezolutës për çështjen çame, që në përfundim të një hetimi parlamentar, rezultoi e miratuar në një votim që në vitin 2004.
Kjo parti thotë se teksti i kësaj rezolutë ka shumë ngjashmëri me projekt-rezolutën e parashtuar prej tyre në Komisionin e Jashtëm Parlamentar. Sipas PDIU-së, votimi i kësaj rezolute është konfirmuar edhe nga vetë kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli.
Topalli tallet me bashkimin PS-LSI: U bë bashkë koalicioni i qelbësirave
Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, nuk ka lënë pa thumbuar gjatë seancës së sotme, bashkimin e PS-së me LSI-në. Ajo ka thënë se tashmë janë mbledhur bashkë gjithë qelbësirat.
“Keni disa ditë që bëni thirrje “qelbësira kudo që jeni bashkohuni”. Nëse ju ndiheni mirë, edhe ne ndihemi mirë”, tha Topalli në një moment gjatë seancës së sotme.
Arvizu takim me Berishën
Ambasadori amerikan në Tiranë, Alexander Arvizu ka zhvilluar mbrëmjen e së hënës një takim me kryeministrin Sali Berisha, në selinë e qeverisë.
Mësohet se në qendër të takimit kanë qenë zhvillimet e fundit politike në vend, me fokus të veçantë tek lëvizjet që kryeministri ka planifikuar në KQZ pas largimit të LSI nga koalicioni qeverisës.
Zëvendës ambasadori amerikan dhe sekretarja e përgjithshme e ambasadës së Shteteve të Bashkuara kanë shoqëruar zotin Arvizu në këtë takim, që thuhet se është zhvilluar me kërkesë të kryeministrit Berisha.
Banorët, protestë në fabrikën e Bakrit në Fushë Arrëz
FUSHE ARREZ- Situate e tensionuar ne fabriken e perpunimit te Bakrit ne Fushe Arrez.
Banore te zones kane hyre ne ambientet e fabrikes, kane nxjerre jashte punonjesit dhe shprehen te vendosur te mos levizin nga mjediset e brendshme.
Policia ka ndërhyrë me shpejtësi për të ndalur sulmin, por protestuesit nuk janë tërhequr.
Sipas News 24 mesohet se shefi i rendit të Fushë Arrëzit ka qëlluar në ajër 3 herë, pasi turma tentoi të sulmonte.
Durrës,sekuestrohet një arsenal armësh, dy persona në kërkim
Durrës-Policia e Durrësit ka sekuestruar një arsenal armësh dhe municionesh, brenda ambjenteve të një biznesi, ndërsa ka shpallur në kërkim dy persona.
Burime zyrtare të policisë bëjnë të ditur se armët u zbuluan në ambientet e një kompleksi blegtoral. Policia ka nisur kërkimet për gjetjen e dy pronarëve të komplekësit, Rudin Taullai, 34 vjeç dhe Indrit Mancaku, 37 vjeç.
Gjatë kontrollit në këët ambjent janë sekuestruar 5 armë të tipeve të ndryshme si dhe një arsenal municionesh.
Vrau 45-vjeçarin, 17 vjet burg për Nazime Vishën
17 vite burg ka kërkuar Prokuroria për 18-vjeçare Nazime Visha. E reja akuzohet se ka vrarë 45-vjeçarin Fiqiri Muça, më 13 gusht të 2012-ës. 18 vjeçarja pretendon se e ka kryer vrasjen në kushte të rënda psikologjike pasi Muça abuzonte me të prej vitesh. Ndërkohë familjarët e të resë kanë kërkuar mëshirë.
MAPO
Vrasja e të moshuarit në xhami, myftiu i Lushnjës: Çdo gjë me skenar, shënjestra isha unë
Myftiu i Lushnjës, Tomorr Boriçi, ka reaguar pas vrasjes së ndodhur dy ditë më parë në xhaminë e fshatit Dushk, ku viktimë e një agresioni me thikë mbeti 86 vjeçari Shemsi Muça, i cili ishte edhe vjehrri i tij. Ai pohoi se vrasja ishte organizuar me skenar kunder tij dhe myftinise.
Tension, negociata dhe paralajmërime përpara votimit për ndryshimin e KQZ-së
Si rregull sot Kuvendi pritet që të votojë propozimin e mazhorancës në pushtet për ndryshimin e një anëtari të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
Partia Demokratike dhe aleatët e saj synojnë largimin e anëtarit të LSI, Ilirjan Muho nga ky komision.
Në rrjetet sociale kanë nisur që të shpërndajnë paraprakisht një shkresë ku tregohet se Ilirjan Muho është shkarkuar nga ish- presidenti Moisiu kur ishte prokuror.
SHBA - Berishës: Mos prek KQZ!
E ndërsa maxhoranca po jep shenja, se është e vendosur të kryejë zëvëndësimin e anëtarit të KQZ-së, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nëpërmjet ambasadorit Aleksandër Arvizu, i kanë dërguar një mesazh të fortë Kryeministrit Berisha.
Ambasadori kërkoi respektimin dhe lejimin e funksionimit të KQZ-së jashtë çdo ndërhyrje politike, përfshi këtu edhe Parlamentin.
Hetimi, CEZ mbifaturoi 14.000 familje shqiptare
Kompania CEZ Shpërndarje, e drejtuar nga çekët, ka kryer mbifaturime mbi shpenzimet reale të energjisë për të paktën 14 mijë abonentë. Njësia Task-Forcë në Prokurorinë e Tiranës është duke hetuar prej më se një viti abuzimet e kryera nga kompania CEZ me mbifaturimet e energjisë ndaj qytetarëve të ndryshëm.
Së paku gjashtë persona janë në hetim deri tani nga Prokuroria, e cila pasi ka kontrolluar pajisjet e matjes së energjisë së shpenzuar, kryesisht në sistemin kompjuterik, ka gjetur shkelje të dukshme. “Sipas hetimeve, mbifaturimet janë realizuar në tri mënyra.