Vrasja e të moshuarit në xhami, myftiu i Lushnjës: Çdo gjë me skenar, shënjestra isha unë

Postuar në 15 Prill, 2013 08:31

 

Myftiu i Lushnjës, Tomorr Boriçi, ka reaguar pas vrasjes së ndodhur dy ditë më parë në xhaminë e fshatit Dushk, ku viktimë e një agresioni me thikë mbeti 86 vjeçari Shemsi Muça, i cili ishte edhe vjehrri i tij. Ai pohoi se vrasja ishte organizuar me skenar kunder tij dhe myftinise.

“Jemi vrarë dy herë, një herë si besimtarë dhe një here si institucion. Viktima ishte vjehrri im, por mesazhi ishte për mua si qytetar, si besimtar dhe si myfti. Kështu lexohet mesazhi për shkak se autori u fsheh për 24 orë dhe se autori ka ardhur nga Greqia dhe ka kryer vrasjen pak para Namazit të mesëm, ndërkohë që nuk ka qenë frekuentues i xhamisë dhe të gjitha këto fakte do t’i raportoj në polici dhe prokurori. Vjehrri im ishte viktima, por mund të isha dhe unë viktima”, ka thënë Boriçi.

Një ditë pas vrasjes makabre, policia e Lushnjës arriti të identifikojë dhe arrestojë autorin e ngjarjes, 34 vjeçarin Arjan Alla, i cili ishte kthyer nga emigrimi në Greqi vetëm një ditë para ngjarjes.

 

 

SHQIP

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.