Arvizu takim me Berishën

Ambasadori amerikan në Tiranë, Alexander Arvizu ka zhvilluar mbrëmjen e së hënës një takim me kryeministrin Sali Berisha, në selinë e qeverisë.
Mësohet se në qendër të takimit kanë qenë zhvillimet e fundit politike në vend, me fokus të veçantë tek lëvizjet që kryeministri ka planifikuar në KQZ pas largimit të LSI nga koalicioni qeverisës.
Zëvendës ambasadori amerikan dhe sekretarja e përgjithshme e ambasadës së Shteteve të Bashkuara kanë shoqëruar zotin Arvizu në këtë takim, që thuhet se është zhvilluar me kërkesë të kryeministrit Berisha.
Në përfundim të takimit
Zgjedhjet 2013BE, shqetësim për lëvizjet në KQZBerisha: Rritje fondit të ekselencësPS prezanton programin për fshatin
që ka zgjatur rreth 35 minuta, ambasadori amerikan është larguar me automjetin e tij diplomatik, duke mos bërë asnjë deklaratë për mediat, për t’u drejtuar për në selinë e Parlamentit, ku dhe ndodhet aktualisht.
Më herët gjatë ditës ambasadori Arvizu i dërgoi një mesazh të fortë kryeministrit Berisha, të cilit i kërkoi respektimin dhe lejimin e funksionimit të KQZ-së jashtë çdo ndërhyrjeje politike, përfshirë këtu edhe Parlamentin.
“Së bashku me partnerët tanë ndërkombëtarë, ajo që kemi theksuar në mënyrë konseguente dhe të përsëritur është apeli për të gjitha personalitetet, për të gjitha institucionet, për njerëzit në qeveri, për njerëzit në opozitë, që të veprojnë në mënyra që rrisin besimin e njerëzve, besim jo tek rezultati, por tek proçesi, në mënyrën se si zhvillohen zgjedhjet”, deklaroi Arvizu.
“KQZ është institucioni përgjegjës për zhvillimin e zgjedhjeve dhe si i tillë është me rëndësi që pavarësia e tij të respektohet. KQZ duhet të jetë e lirë nga çfarëdo ndërhyrjeje nga ndonjë individ, nga ndonjë institucion dhe këtu përfshihet edhe Kuvendi i Shqipërisë. Pra, është një thirrje shumë e thjeshtë dhe bazike që e kemi bërë dhe ndryshimi i rregullave në mes të lojës, në mes të proçesit është pikërisht mënyra e gabuar për të frymëzuar besimin për të cilin flasim”, theksoi ambasadori.
Top Channel e pyeti diplomatin amerikan, nëse ndryshimi i rregullave të lojës është shkelje e çdo kufiri nga maxhoranca dhe Arvizu dha këtë përgjigje:
"Nuk mendoj se ka njeri që do të donte një vendim apo veprim që do ta vendoste Shqipërinë në rrugën e përplasjes me SHBA dhe komunitetin ndërkombëtar, sepse synimi këtu, objektivi, janë zgjedhjet e lira dhe të ndershme. E gjitha ka të bëjë me proçesin, nuk ka të bëjë me rezultatin”, nënvizoi Arvizu.
TOP CHANNEL

Add new comment