Arkiv-Lajme të përditësuara

Ambasadori i OSBE, Volfarth jep dorëheqjen: Pranova ofertën e Ministrisë së Jashtme gjermane

Postuar në 17 Prill, 2013 04:35

 

Ambasadori i Prezencës së OSBE-së në vendin tonë, Eugen Volfarth, ka dhënë dorëheqjen pak ditë më parë.

Lajmin, botuar sot ne “Panorama”, e ka pranuar kete paradite vete ambasadori, duke deklaruar se atij i eshte ofruar nje pune e mire nga Ministria e Jashtme gjermane, te cilen e ka pranuar.

Rama takon Moore: Diskutimi, rrëmbimi i KQZ-së. Moskontestimi i zgjedhjeve

Postuar në 17 Prill, 2013 04:34

 

Tiranë-Takimi i zyrtarit të lartë të DASH-it dhe ambasadorit të SHBA-ve me kreun e Partisë Socialiste zgjati rreth një orë. Në përfundim të takimit Rama foli për çështjet e nxehta, për të cilat u diskuta ndër të cilat përmendi humbjen e besueshmërisë në KQZ.

“Prekja e KQZ”, ambasadorja e Gjermanisë: U injoruam

Postuar në 17 Prill, 2013 04:33

 

Rama pas takimit me Moore: Të rikthehet ligjshmëria në KQZ-në e rrëmbyer

Postuar në 17 Prill, 2013 04:32

 

Kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama, është takuar mëngjesin e sotëm me zyrtarin e Departamentit Amerikan të Shtetit, Xhonatan Moor, dhe ambasadorin amerikan në vendin tonë, Aleksander Arvizu.

Miratohet përgjysmimi i taksës vjetore për makinat e përdorura

Postuar në 17 Prill, 2013 04:31

 

Komisioni i Ekonomisë ka miratuar projektligjin që parashikon përgjysmimin e taksës vjetore për automjetet e përdorura.

Po ashtu në projektligj parashikohet që të falen edhe evazorët që kanë shmangur pagimin e taksës.

“Të gjithë ata individë që nuk e kanë paguar ende taksën e mjeteve të përdorura, në momentin kur ligji është futur në fuqi, për ta do të mund të aplikohet taksa e re, formula e re, pra gjysma e saj ç’kanë paguar deri më sot”, thotë zëvendësministri i Financave, Alfred Rrushaj.

NIS TAKIMI ASHTON - THAÇI

Postuar në 17 Prill, 2013 04:30

 

Baronesha Catherine Ashton ka filluar takimin bilateral me kryeministrin Hashim Thaçi, në Bruksel.

Këtë e ka konfirmuar zëdhënësja e Ashton, Maja Kocijancic.

Pas takimit me Thaçin, Ashton do ta zhvillojë një takim bilateral me kryeministrin serb, Ivica Dacic, para se të kalohet në takimin e përbashkët trepalësh.

Ndërsa, Kryeministri Thaçi, në hyrje të objektit ku zhvillohen takimet, u ka thënë gazetarëve se “kjo marrëveshje do të nënkuptonte bashkëpunim rajonal, fqinjësi të mirë dhe perspektivë euro-atlantike për të dyja vendet tona dhe popujt tonë”.

Dorëhiqet anëtarja e KQZ-së Albana Shtylla

Postuar në 17 Prill, 2013 04:29

Pas lajmit se zëvendëskryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dha dorëheqjen nga detyra, të njëjtin vendim mori edhe Albana Shtylla, anëtarja e KQZ-së e propozuar nga Partia Socialiste. 

Zonja Shtylla dorëzoi kërkesën për dorëheqje në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, pas zhvillimeve të fundit me zëvendësimin e një prej anëtarëve të këtij institucioni, me vullnetin e maxhorancës që bashkoi votat e saj me ato të tre ish-deputetëve socialistë.

Sindikata: Krimi nuk po kursen jetën e policëve. Të ardhurat nën minimumin e jetesës

Postuar në 16 Prill, 2013 13:55

 

TIRANE- Sindikata e Punonjësve të Policisë së Shtetit ka shprehur sot shqetësim lidhur me krimin, i cili sipas saj, nuk po kursen as jetët e punonjësve të policisë gjatë ushtrimit të detyrës.

Nëpërmjet një deklarate për shtyp, Sindikata sulmon ashpër qeverinë dhe punën që ka bërë ajo për të përmirësuar të ardhurat financiare dhe kushtet e punës së një punonjësi policie.

Spahiu: Berisha po përgatit atentatin për zgjedhjet, BE ta izolojë diplomatikisht

Postuar në 16 Prill, 2013 13:52

Kryetari i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu u bëri  apel Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe BE-së që të izolojnë diplomatikisht kryeministrin Berisha, pasi sipas tij, po përgatit atentatin e zgjedhjeve të 23 qershorit.   Ai e cilësoi si një aksion të paligjshëm të deputetëve, vendimin për shkarkimin e anëtarit të LSI-së në Komisionin e Zgjedhjeve. Përmes një deklarate për mediat,  “Aleanca Kuq e Zi denoncon fort dhe pa medyshje aksionin e gangsterëve në Kuvendin e Shqipërisë.

Tiranë, atentat me armë zjarri, biznesmeni në gjendje kome

Postuar në 16 Prill, 2013 13:51

 

Një biznesmen nga Tirana ka rënë pre e një atentati me armë zjarri mbrëmjen e sotme. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:05, brenda një lokali në zonën e liqenit Artificial në Tiranë, ku ndodhej Lulëzim Koka është qëlluar me armë zjarri nga i ri, që më pas është larguar me shpejtësi.

Koka është dërguar me urgjencë për në spital, nga ku mësohet se ai ndodhet në koma klinike nga plagët e marra. Policia ka thënë se personi që u qëllua me armë është një biznesmen që ka në pronësi disa pika shitje e tregtie në Tiranë e rrethe.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara