Rama takon Moore: Diskutimi, rrëmbimi i KQZ-së. Moskontestimi i zgjedhjeve

Tiranë-Takimi i zyrtarit të lartë të DASH-it dhe ambasadorit të SHBA-ve me kreun e Partisë Socialiste zgjati rreth një orë. Në përfundim të takimit Rama foli për çështjet e nxehta, për të cilat u diskuta ndër të cilat përmendi humbjen e besueshmërisë në KQZ.
“Patëm një shkëmbim të hapur dhe të frytshëm opinionesh lidhur me gjendjen paraelektorale. Diskutuam për gjendjen më të fundit në rajon, për dialogun Prishtinë-Beogradë,duke u përqëndruar te çështja më e nxhehtë, që është ajo e rrëmbimit të KQZ-së. Ky institucion duhet të jetë i pavarur, thekësuam domosdoshmërinë e rikthimit në ligjëshmëri të institucionit kryesor të zgjedhjeve”-tha Rama. Më tej kryesocialisti tha se temë tjetër e rëndësishme ishte moscënimi i procesit zgjedhor.
“Theksuam rëndësinë e zgjedhjeve, të mos ketë asnjë arsye që nesër zgjedhjet të jenë të papranueshme”-deklaroi ai. Më tej Rama tha se ushqen respekt të plotë për Denar Bibën që me aktin e tij të fundit theksoi integritetin dhe dinjitetin e tij professional”- u shpreh kreu i Selisë Rozë.
Moore dhe Arvizu takim me Ramën
Lëvizjet e fundit në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve, kanë shqetësuar ndërkombëtarët. Shkarkimi i anëtarit të KQZ-së Muho të propozuar nga LSI, ka vënë në lëvizje Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Departamenti Amerikan i Shtetit ka dërguar në Tiranë Drejtorin për Evropën Qendrore dhe Jugore, Jonathan Moore. Pas mbërritjes në Shqipëri, Moore i shoqëruar edhe nga ambasadori i SHBA, Arvizu u takua me kreun e Partisë Socialiste.
Ndërkombëtarët u takuan me kreun e PS-së,vetëm pak orë pas dorëheqjes së parevokueshme të nënkryetarit të KQZ-së Denar Biba.
SHEKULLI
Add new comment