Tiranë, atentat me armë zjarri, biznesmeni në gjendje kome

Postuar në 16 Prill, 2013 13:51

 

Një biznesmen nga Tirana ka rënë pre e një atentati me armë zjarri mbrëmjen e sotme. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:05, brenda një lokali në zonën e liqenit Artificial në Tiranë, ku ndodhej Lulëzim Koka është qëlluar me armë zjarri nga i ri, që më pas është larguar me shpejtësi.

Koka është dërguar me urgjencë për në spital, nga ku mësohet se ai ndodhet në koma klinike nga plagët e marra. Policia ka thënë se personi që u qëllua me armë është një biznesmen që ka në pronësi disa pika shitje e tregtie në Tiranë e rrethe.

Sipas pohimeve të dëshmitarëve, mes autorit dhe biznesmenit nuk ka pasur ndonjë konflikt të dukshëm verbal çka përforcon pistën e një atentati të përgatitur. Policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe kapjen e autorit.

 

 

SHQIP

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.