NIS TAKIMI ASHTON - THAÇI

Postuar në 17 Prill, 2013 04:30

 

Baronesha Catherine Ashton ka filluar takimin bilateral me kryeministrin Hashim Thaçi, në Bruksel.

Këtë e ka konfirmuar zëdhënësja e Ashton, Maja Kocijancic.

Pas takimit me Thaçin, Ashton do ta zhvillojë një takim bilateral me kryeministrin serb, Ivica Dacic, para se të kalohet në takimin e përbashkët trepalësh.

Ndërsa, Kryeministri Thaçi, në hyrje të objektit ku zhvillohen takimet, u ka thënë gazetarëve se “kjo marrëveshje do të nënkuptonte bashkëpunim rajonal, fqinjësi të mirë dhe perspektivë euro-atlantike për të dyja vendet tona dhe popujt tonë”.

“Kjo marrëveshje nuk do të ishte vetëm në interesin e Kosovës, por edhe të Serbissë, Bashkimit Evropian dhe paqes dhe stabilitetit rajonal”.

“Shpresoj që Serbia do të reflektojë dhe do të punojë në arritjen e marrëveshjes”, ka thënë Thaçi, duke shtuar se duhet lënë prapa të kaluarën dhe duhet të shikohet kah e ardhmja.

Sot raundi i nëntë

 

Kryeministrat e Kosovës dhe Serbisë, Hashim Thaci e Ivica Daçiq, pritet të takohen sot në Bruksel për të “zhbllokuar” procesin negociator, dhe arrijnë marrëveshje për normalizimin e raporteve mes dy shteteve.

Thirrja e radhës për takim sy-në-sy të delegacioneve, është bërë për të arritur një pajtim të dëshirueshëm mbi një kompromis të ndërsjell, siç e ka quajtur mikpritësja, shefja e diplomacisë evropiane Catherine Ashton.

Para takimit, kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi ka rikonfirmuar gatishmërinë e tij për arritjen e në marrëveshjeje, e cila nuk shkel vijat e kuqe të Prishtinës zyrtare, që asociacioni i komunave serbe në veri të ketë pushtet ekzekutiv, sikur edhe ishte paraqitur në draft-marrëveshjen që ka hartuar Brukseli zyrtar.

Në delegacionin serb ndërkaq, kryeministrit Daçiq janë edhe zëvendësit i tij Aleksandar Vuçiq e Suzana Grubjeshiq.

Takimi i sotëm është i nënti me radhë, prej se baronesha Ashton ka marr vet përsipër udhëheqjen e dialogut Prishtinë-Beograd, dhe e ka ngritur atë në nivelin më të lartë politik.

 

 

EXPRESS

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.