Bogdani: Rama deshi të merrte nën kontroll KQZ-në siç bëri në vitin 2003. Ushtroi dhunë në sytë e Arvizusë

Postuar në 16 Prill, 2013 13:50

 

Deputeti i Partisë Demokratike, Gerti Bogdani deklaroi sot se Rama i mendon zgjedhjet si dhunë.

“Mbrëmë pamë se si i mendon z. Rama zgjedhjet e lira dhe të ndershme nëpërmjet dhunës së ushtruar në sallën e Parlamentit. Intimidimi dhe dhuna e demonstruar para syve të ambasadorit amerikan dhe pranisë ndërkombëtare në Parlament, shpalosi ngjyrat e vërteta të z.Rama,” tha Bogdani.

Deputeti demokrat tha se Rama synonte të grabiste zgjedhjet siç bëri në vitin 2003 me Ilirjan Celibashin në krye të KQZ-së.

“Dhe sot ne dëgjuam më shumë ankesa absurde nga z. Rama, por asnjë kundërshtim të vetëm të bazuar në ligj.

Vetëm z. Rama i lidhur vetë këmbë e kokë me botën e krimit mendon se është mëse e pranueshme të gënjesh para një Komisioni Parlamentar të fshehësh lidhje me krimin për të cilat je shkarkuar me dekret presidencial nga puna sepse ke lënë në liri  një njeri, i cili është dënuar në Milano me burgim të përjetshëm për armëmbajtje pa leje, vrasje dhe prostitucion. Kjo është një shkelje flagrante dhe e papranueshme për një zyrtar të lartë,” tha Bogdani.

“Si gjithmonë, z. Rama vazhdon të sajojë nga salloni i tij mavi justifikime se pse do humbasë, njësoj siç bëri në vitin 2007 e 2009 dhe në vitin 2011 kur qytetarët nuk e përkrahën. Ai besonte  se edhe kësaj radhë me Ilirianin e tij do të përgatiste  skenarin që përdori në zgjedhjet e vitit 2003 kundër avokatit Ngjela, por regjistroi humbjen e merituar të radhës. 

Tani që z. Rama ka dështuar për të marrë nën kontroll zgjedhjet, me 23 qershor, qytetarët do të votojnë në zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe zëri i tyre do të dëgjohet”./ep

 

 

TEMA

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.