Arkiv-Lajme të përditësuara
Podesta manipulon qëndrimin e SHBA, zbut qëndrimet dhe censuron fjalitë
Kompania lobuese Podesta përfshihet në një skandal duke censuruar dhe manipuluar qëndrimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për situatën më të fundit politike në Shqipëri.
Në një e-mail për mediat ndërkombëtare, Podesta ka ndryshuar fjalinë e Jonathan Moore duke hequr kritikat me pikëpyetjet e forta për votimin në Kuvend për Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.
ZYRTARËT PRESIN MARRËVESHJEN
Lulzim Peci nuk do të dërgohet në Beograd e as Dejan Pavicevic në Prishtinë, nëse Kryeministrat nuk nënshkruajnë marrëveshjen gjithëpërfshirëse për normalizim raportesh. Ministri i Jashtëm, Enver Hoxhaj, ka thënë se gjithçka varet nga ajo se çfarë do të ndodhë në Bruksel.
Lulzim Peci ka gjasë të që mos e gëzojë “privilegjin” që të jetë zyrtari i parë kosovar në Beograd.
Meta në Top Story, KQZ, zgjedhjet, qeverisja...
Kalimi i Lëvizjes Socialiste për Integrim në koalicion opozitar, për fat të keq ka shërbyer për të sjellë një krizë të thellë politike dhe institucionale në vend.
Përfaqësuesit e KQZ-së, të propozuar në këtë institucion të pavarur nga partitë opozitare, tashmë janë shkarkuar apo dorëhequr dhe perspektiva e mbajtjes së zgjedhjeve është ajo vetë në një pikëpyetje të madhe.
Pas shkarkimit të Muhos dhe dorëheqjes së dy anëtarëve të propozuar nga socialistët, Biba e Shtylla, edhe Jani i PBDNJ-së tha se nuk do të marrë mnë pjesë në mbledhje.
Bode, opozitës: Po ju del vera që pitë me ngjalën dhe po kuptoni se jeni shumë larg fitores
TIRANË- Ministri i Financave Ridvan Bode ka deklaruar në Kuvendin e Shqipërisë se ishte pikërisht politika shumë efikase e ndjekur nga qeveria, që e la vendin jo vetëm jashtë krizës, por rriti ekonominë dhe eksportet falë politikës së taksave të ulëta.
Ai ka akuzuar kreun e PS-së, Rama për politikë të falimentit të biznesit dhe të kundërshtarëve përmes politikës së taksave të larta.
Qeveria, dritë jeshile importimit të 3600 ton mbejte plastike çdo vit
Këshilli i Ministrave ka autorizuar sot shoqërinë “Ansa” importimin e mbetjeve të polietilenit.
Sasia e mbetjeve të importit do të jetë 3600 ton në vit dhe do të importohen nga Maqedonia, Kosova, Mali i Zi dhe vendet e tjera të Bashkimit Europian. Transporti i këtyre mbetjeve do të bëhet me rrugë tokësore dhe detare. Autorizimi i shoqërisë “Ansa” nga qeveria erdhi si pasojë e vendimit nr.825 më datë 13.10.2010 të Këshillit të Ministrave. Për miratimin e listave të mbetjeve që lejohen të importohen, për qëllime “përdorimi, riciklimi dhe përpunimi", të ndryshuar.
Skenarët, nga rikompozimi i KQZ deri te shtyrja e zgjedhjeve
Berisha: Do realizoj zgjedhjet më të mira të mundshme, sillni sa më shumë vëzhgues
Kryeministri Berisha ka pritur gjatë ditës së sotme në një takim në Kryeministri, raportuesit e Asamblesë parlamentare të KiE-së, Jonathan Evans dhe Grigore Petrenco. Gjatë fjalës së tij, Berisha ka thënë se do të realizojë zgjedhjet më të mira të mundshme gjatë këtyre dy dekadave. Ai ka kërkuar nga ana e raportuesve që të sjellin në Shqipëri sa më shumë vëzhgues në zgjedhjet e 23 qershorit.
Shqetësim amerikan për KQZ
Me shumë elegancë dhe një gjuhë diplomatike qartësisht të kuptueshme, Jonathan Moore, drejtor në Departamentin Amerikan të Shtetit për Çështjet e Europës Qendrore e Jugore, nuk e fshehu shqetësimin e SHBA-ve, për zhvillimet e të hënës në Parlamentin shqiptar.
Rezoluta, PE heq fusnotën për Kosovën
BRUKSEL-Parlamenti Evropian ka miratuar rezolutën për Kosovën, me të cilën edhe një herë mbështet procesin e integrimeve evropiane për vendin.
Rezoluta u bën thirrje pesë vendeve të Bashkimit Evropian që nuk e kanë njohur ende shtetësinë e Kosovës, ta bëjnë një gjë të tillë.
Në këtë votim ka kaluar edhe amandamenti për të hequr fusnotën nga teksti, ku përmendet emërtimi i Kosovës, transmeton REL.
Ky tekst ishte vendosur me propozimin e disa deputetëve nga vendet që nuk e njohin Kosovën.
Jep dorëheqje deputeti i LSI-së Nasip Naço, nënkryetar i Kuvendit
Nënkryetari i Kuvendit, Nasip Naço ka dhënë dorheqje nga ky post, pas zhvillimeve të fundit pulitke. Ai është shprehur se kryetarja e Kuvendit,Jozefina Topalli ka hequr grupin parlamentar të LSI-së.
“Kam bërë kërkesë me shkrim për largimin tim nga detyra. E majta e bashkuar do të fitojë. Topalli ka hequr grupin parlamentar të LSI-së”-deklaroi Naço. Vendimi i ish-ministrit të Ekonomisë vjen pas bashkimit të së majtës.