Berisha: Do realizoj zgjedhjet më të mira të mundshme, sillni sa më shumë vëzhgues

Postuar në 18 Prill, 2013 14:26

 

Kryeministri Berisha ka pritur gjatë ditës së sotme në një takim në Kryeministri, raportuesit e Asamblesë parlamentare të KiE-së, Jonathan Evans dhe Grigore Petrenco. Gjatë fjalës së tij, Berisha ka thënë se do të realizojë zgjedhjet më të mira të mundshme gjatë këtyre dy dekadave. Ai ka kërkuar nga ana e raportuesve që të sjellin në Shqipëri sa më shumë vëzhgues në zgjedhjet e 23 qershorit.

“Kryeministri Berisha i siguroi Raportuesit e Asamblesë Parlamentare të KiE-së, Jonathan Evans dhe Grigore Petrenco se  qeveria shqiptare është tërësisht e vendosur për të realizuar në Shqipëri zgjedhjet më të mira të realizuara gjatë dy dekadave të fundit konform standardeve ndërkombëtare të zgjedhjeve të lira e të ndershme dhe u kërkoi atyre të ushtrojnë të gjithë influencën ë tyre që në Shqipëri të vijnë sa më shumë vëzhgues ndërkombëtarë për të vëzhguar nga afër procesin e zgjedhjeve”, thuhet në një njoftim të Kryeministrisë.

Në njoftim thuhet se Berisha është shprehur para raportuesve se, Shqipëria ka sistemin më të mirë dhe të sigurt për numërimin e drejtë dhe të saktë të votave.

“Më tej, në takim u diskutua mbi infrastrukturën zgjedhore dhe masat për një proces konform standardeve ndërkombëtare. Kryeministri Berisha i bëri me dije atyre se arritjet e rëndësishme që janë shënuar gjatë kësaj periudhe, duke filluar nga kuadri ligjor tërësisht i përditësuar, duke implementuar të gjitha rekomandimet e OSBE/ODIHR, bazuar tërësisht mbi propozimet e opozitës shqiptare. Nga ana tjetër, u shpreh kryeministri, Shqipëria ka sot sistemin më të mirë e më të sigurt që ekziston për numërimin e votave, i cili përbën një garanci të jashtëzakonshme që rezultati që do të dalë nga zgjedhjet e 23 qershorit do të reflektojë besnikërisht   vullnetin e qytetarëve. Këto arritje janë një garanci solide për zhvillimin e një procesi zgjedhor konform standardeve ndërkombëtare të zgjedhjeve të lira e të ndershme”, vijon njoftimi./b.l

 

 

TEMA

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.