Jep dorëheqje deputeti i LSI-së Nasip Naço, nënkryetar i Kuvendit

Postuar në 18 Prill, 2013 08:10

 

Nënkryetari i Kuvendit, Nasip Naço ka dhënë dorheqje nga ky post, pas zhvillimeve të fundit pulitke.  Ai është shprehur se kryetarja e Kuvendit,Jozefina Topalli ka hequr grupin parlamentar të LSI-së. 

“Kam bërë kërkesë me shkrim për largimin tim nga detyra. E majta e bashkuar do të fitojë. Topalli ka hequr grupin parlamentar të LSI-së”-deklaroi Naço.  Vendimi i ish-ministrit të Ekonomisë vjen pas bashkimit të së majtës.

“LSI ka marrë një vendim duke iu përgjigjur ftesës së PS-së për koalicion. Ky koalicion funksionon në mënyrë perfektë. Sot deklaroj se jap dorëheqjen time të parevokueshme. Nuk kam të drejtë të qëndroj në këtë mazhorancë që rri në këmbë duke blerë deputetë në detyrë që janë në këtë parlament. Kërkesa ime për dorëheqje të parevokueshme është dorëzuar në parlament. Nuk mund të jem më pjesë e kësaj mazhoranca kur Topalli ka hequr grupin parlamentar të LSI. LSI nuk figuron më si grup parlamentar”,- ka thënë Naço.

 Nasip Naço mori detyrën si nënkryetar i Kuvendit, në qershor të vitit të kaluar pasi u shkarkua nga posti i ministrit të Ekonomisë.

 

 

 

SHEKULLI

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.