Rezoluta, PE heq fusnotën për Kosovën

BRUKSEL-Parlamenti Evropian ka miratuar rezolutën për Kosovën, me të cilën edhe një herë mbështet procesin e integrimeve evropiane për vendin.
Rezoluta u bën thirrje pesë vendeve të Bashkimit Evropian që nuk e kanë njohur ende shtetësinë e Kosovës, ta bëjnë një gjë të tillë.
Në këtë votim ka kaluar edhe amandamenti për të hequr fusnotën nga teksti, ku përmendet emërtimi i Kosovës, transmeton REL.
Ky tekst ishte vendosur me propozimin e disa deputetëve nga vendet që nuk e njohin Kosovën.
Kërkesa për ta hequr këtë funsnotë ka marrë shumicën e votave në seancën e sotme të Parlamentit Evropian.
Ky institucion ka miratuar sot edhe rezolutën për Serbinë, e cila i propozon Komisionit Evropian që t’i ndajë asaj datën e negociatave për anëtarësim në BE.
PANORAMA
Add new comment