Bode, opozitës: Po ju del vera që pitë me ngjalën dhe po kuptoni se jeni shumë larg fitores

Postuar në 18 Prill, 2013 14:30

 

TIRANË- Ministri i Financave Ridvan Bode ka deklaruar në Kuvendin e Shqipërisë se ishte pikërisht politika shumë efikase e ndjekur nga qeveria, që e la vendin jo vetëm jashtë krizës, por rriti ekonominë dhe eksportet falë politikës së taksave të ulëta.

Ai ka akuzuar kreun e PS-së, Rama për politikë të falimentit të biznesit dhe të kundërshtarëve përmes politikës së taksave të larta.

“Si ka mundësi që në kohën tuaj nuk shënuan rritje eksportet. Si ka mundësi që në kohën tonë eksportet shënuan rritje shumë të ndjeshme. Sepse nuk ka ministra që janë tregtarë të prodhimeve bujqësore, që kanë pulari e merren me tregtinë e fruta perimeve. Politika e taksave të ulëta bëri rritjen e ekonomisë dhe eksporteve, që e mbajti vendin jashtë krizës. Pse bërtisni ju tani, e hengrët ngjalën e pitë dhe verën dhe tani që po u del vera e kuptoni se nuk jeni aq të fortë, keni filluar o lele vota, komisioni, numëruesit”- tha Bode.

Ai e ka quajtur krejt absurde pretendimin e opozitës për të pasur shumicën në KQZ dhe në komisionet e numërimit.

“Si ka mundësi që i thoni maxhorancës që në numërim ne të kemi tre vetë, ti një vetë, që në KQZ të jeni 5 me 2, e kuptoni ku ndodheni? Po ju del vera e pirë me ngjalën dhe e kuptoni se jeni shumë larg fitores”- tha Bode.

 

 

PANORAMA

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.