Arkiv-Lajme të përditësuara

Sequi: Për BE e rëndësishme të zhvilloni zgjedhje me standarte

Postuar në 18 Prill, 2013 08:09

Ambasadori i BE-së në vendin tonë  Ettore Sequi  u shpreh sot se zgjedhjet do të jenë një test për funksionimin e institucioneve. Ai I bëri apel politikës për të zhvilluar zgjedhje të  lira, të ndershme dhe me standard. “Për Bashkimin Europian është thelbësore që zgjedhjet të zhvillohen sipas standardeve evropiane.

Kuvend, Ruçi: Ka vdekur parlamentarizmi. Patozi: Rama synon të prishë zgjedhjet, por ato do mbahen dhe do i fitojë PD

Postuar në 18 Prill, 2013 08:07

 

Seanca e sotme plenare e ka nisur rendin e ditës me diskutimin për pr/ligjin e aderimit të Shqipërisë në Marrëveshjen e Londrës për patentat, por që është kthyer nga opozita në diskutime lidhur me situatën poltike pas shpërbërjes së KQZ.

Dy deputetet e PS, Arta Dade dhe Mimi Kodheli kanë theksuar se përpos kësaj marrëveshjeje, rëndësi parësore në këto momente për vendin tonë ka legjitimiteti i zgjedhjeve dhe mënyrës se si po funksionin parlamenti çka ka sjellë reagimin e menjëhershëm të kryetares Topalli që i ka paralajmëruar se janë jashtë rendit të ditës.

BE thërret ekspertin e Venecias

Postuar në 18 Prill, 2013 08:05

Nisur nga situata e fundit politike, Bashkimi Evropian ka thirrur për konsultime në Tiranë ekspertin e Komisionit të Venecias, Nikolai Vulkanov. 

Lajmin për ardhjen e tij e kanë konfirmuar për Top Channel burime diplomatike. 

Vulkanov, një ndër ekspertët më të mirë për legjislacionin zgjedhor, do të japë opinionin e tij për situatën e krijuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. 

Pas këtyre sugjerimeve, misioni i Bashkimit Evropian do të formulojë qëndrimin e tij zyrtar për Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. 

Moore: SHBA, të shqetësuar për tensionin politik

Postuar në 18 Prill, 2013 03:33

 

TIRANE-  Drejtori për Evropën Qendrore dhe Jugore, Jonathan Moore ne mbyllje te vizites se tij ne Tirane ka deklaruar se SHBA jane te shqetesuar per tensionin e larte politik ne vend.

Deklarata eshte bere gjatë një konferencë për shtyp në Ambasadën Amerikane në Tiranë, gjate se ciles Moore, bashke me shqetesimin, thekson se fokusi kryesor duhet të jetë krijimi i një klime besueshmërie në mbarëvajtjen e zgjedhjeve me qëllim që populli të ketë besim në rezultatin e këtyre zgjedhjeve parlamentare të 23 qershorit.

PS vendos të mos propozojë emra të rinj për vendet vakante në KQZ

Postuar në 18 Prill, 2013 03:33

 

Tiranë-Përfundon mbledhja e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste. Në  mbledhjen e sotme PS ka marr vendime lidhur me qëndrimin që kjo forcë politike do të mbaj në Parlament.

Grupi Parlamentar i PS-së ka vendosur mos propozojë emra të rinj për vendet e mbetura vakant në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, pas dorëheqjeve të njëpasnjëshme të Denar Bibës dhe Albana Shtyllës.

Sipas Kodit Zgjedhor, emrat e këtyre kandidatëve duhet të propozohen dhe miratohen brënda 48 orëve nga dorëheqja e tyre.

Nuk duron dhunën e burrit, e plagos me armë zjarri

Postuar në 18 Prill, 2013 03:32

Një grua në qytetin e Durrësit nuk ka duruar dot dhunën e bashkëshortit dhe e ka qëlluar me armë zjarri. Ngjarja  ndodhi  rreth orës 17:09 në familjen e Përparim Zaçellari në lagjen nr.

Tjetër akuzë për Pollon për një tender 25 milion euro: Po e bën fshehtas dhe në shkelje të ligjit

Postuar në 18 Prill, 2013 03:31

 

Një kompani gjermane, e interesuar të marrë pjesë në tenderin “Për Financimin, Projektimin, Instalimin, Trajnimin dhe Transferimin e një Rrjeti DVB-T2 në Republikën e Shqipërisë”, është nën presion nga Ministri i Teknologjisë dhe Inovacionit Genc Pollo që nëse ajo dëshiron ta fitojë tenderin, duhet të ketë partnerë një kompani shqiptare, e lidhur me të.

MBI DY MILIONË NJERËZ NË KOSOVË NDIHEN TË BRAKTISUR NGA BE'JA

Postuar në 18 Prill, 2013 03:29

 

Kosova formalisht ngec ndaj fqinjëve të saj në procesin e integrimit, por falë konsensusit të fortë dhe të gjerë të partive kryesore drejt synimit të anëtarësimit në BE, Kosova ka një potencial të madh që shpejt të përparojë në atë rrugë. Kështu është shprehur Jelko Kacin, nënkryetar i Delegacionit të Parlamentit Evropian për Evropën Juglindore në debatin e djeshëm për raportin mbi progresin e Kosovës në Parlamentin Evropian.

Në fjalimin e tij, Kacin fillimisht ka vlerësuar se Prishtina ka qenë “një partner konstruktiv në negociatat e shkallës së lartë me Beogradin”.

Seanca plenare, priten debate të ashpra

Postuar në 18 Prill, 2013 03:27

Seanca e sotme plenare e Kuvendit pritet të shoqërohet nga debate të forta mazhorancë-opozitë pas situatës së krijuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve nga dorëheqja e dy anëtarëve të propozuar nga opozita, Denar Bibës dhe Albana Shtyllës. 

Largimi i dy anëtarëve të PS nga KQZ e la praktikisht PS pa përfaqësim në institucionin më të lartë zgjedhor çka e fut atë në një ngërç që duhet zgjidhur.

Çitaku: Serbia i tha JO marrëveshjes

Postuar në 17 Prill, 2013 14:25

 

BRUKSEL- Ministrja e Integrimit Evropian, Vlora Çitaku, përmes Twitter-it ka bërë me dije se pala kosovare ka pranuar propozimin e Ashton, ndërkaq ajo serbe ka kundërshtuar, duke kërkuar ndryshime të reja në propozim-marrëveshjen për përmirësim të marrëdhënieve Kosovë-Serbi.

“Kosova është e gatshme ta pranojë propozimin e Ashton, ndërsa Serbia tha JO. Serbia dëshiron propozime të reja ndërsa Kosova nuk pranon ndryshime tjera. Kaq”, ka shkruar Çitaku në profilin e saj në Twitter.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara