Seanca plenare, priten debate të ashpra

Seanca e sotme plenare e Kuvendit pritet të shoqërohet nga debate të forta mazhorancë-opozitë pas situatës së krijuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve nga dorëheqja e dy anëtarëve të propozuar nga opozita, Denar Bibës dhe Albana Shtyllës.
Largimi i dy anëtarëve të PS nga KQZ e la praktikisht PS pa përfaqësim në institucionin më të lartë zgjedhor çka e fut atë në një ngërç që duhet zgjidhur.
Menjëherë pas dorëheqjes së anëtares së dytë të PS në KQZ, kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, i kërkoi kryetarit të grupit të PS-së, Gramoz Ruçi, paraqitjen e propozimeve për plotësimin e dy vendeve të mbetura bosh.
Por burime të PS bëjnë të ditur se nuk kanë ndërmend të propozojnë emra, ndërsa lideri socialist, Edi Rama, u shpreh pas dorëheqjes së Bibës, se PS nuk ka ndërmend të merret thjesht me zëvendësimin e një emri me një tjetër, por për rikthimin e ligjshmërisë në KQZ.
TOP CHANNEL
Add new comment