Tjetër akuzë për Pollon për një tender 25 milion euro: Po e bën fshehtas dhe në shkelje të ligjit

Postuar në 18 Prill, 2013 03:31

 

Një kompani gjermane, e interesuar të marrë pjesë në tenderin “Për Financimin, Projektimin, Instalimin, Trajnimin dhe Transferimin e një Rrjeti DVB-T2 në Republikën e Shqipërisë”, është nën presion nga Ministri i Teknologjisë dhe Inovacionit Genc Pollo që nëse ajo dëshiron ta fitojë tenderin, duhet të ketë partnerë një kompani shqiptare, e lidhur me të.

Kompania gjermane, një nga më të mëdhatë në botë, e cila ka marrë garanci për financim nga Deutsche Bank, po vuan presionin korruptiv të Genc Pollos, i cili po shkel parashikimet dhe afatet e përcaktuara në ligj, qoftë për hapjen e ofertave, për shqyrtimin e ankesave dhe për lidhjen e kontratës.

Deputeti Taulant Balla, i cili po investigon këtë skandal, thotë se së shpejt do bëjë publike dhe emrat e kompanive që Pollo po tenton të fusë në lojë duke shkelur procedurat.

Ligji parashikon tre muaj, Pollo synon t’i mbyllë për dy javë. Tenderi prej të paktën 25 milion euro “Për Financimin, Projektimin, Instalimin, Trajnimin dhe Transferimin e një Rrjeti DVB-T2 në Republikën e Shqipërisë” është shpallur brenda dy javëve pa asnjë paralajmërim me qëllim favorizimin e klientëve të tij.

“Kjo është një dosje tjetër, e cila do të hetohet. I them Prokurorit të Përgjithshëm të mos rrijë duarkryq edhe për tenderin tjetër të Pollos,” tha Balla.

 

 

 

TEMA

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.