Arkiv-Lajme të përditësuara

PD nxiton të bëjë ndryshimet në gjykata

Postuar në 21 Prill, 2013 08:33

 

Kuvendi i Shqipërisë, në seancat e fundit të legjislaturës, pritet të përfshihet në procesin e votimit për dy anëtarët e Gjykatës së Lartë, Admir Thanza dhe Tom Ndreca, raporton e përditshmja Shqip.

Sipas të gjitha gjasave, ky votim pritet të realizohet me datën 25 prill, pasi Komisioni i Ligjeve të realizojë procedurën formale të seancës dëgjimore me dy emrat e propozuar nga Presidenti.

Rama: Angazhim për njohjen e Kosovës

Postuar në 21 Prill, 2013 08:32

Partia Socialiste prezantoi platformën e saj diplomatike para ambasadorëve të vendeve të huaja të akredituar në vendin tonë. Në konferencën “Shqipëria europiane në rajon dhe botë”, Edi Rama deklaroi se “politika ka forcën për të ndryshuar për mirë jetën e njerëzve. Sfida për ne është bërë më e madhe dhe kërkon që të jemi në lartësinë e zhvillimeve.” 

Korçë e Elbasan, Llalla ndryshon 2 kryeprokurorë

Postuar në 21 Prill, 2013 03:53

TIRANE – Prokuroria e Përgjithshme është duke finalizuar rotacionin në drejtimin e të gjitha prokurorive të rretheve në vend. Brenda pak ditësh pritet që prokurori i Përgjithshëm të prezantojë ndryshimin e drejtuesve në Prokurorinë e Elbasanit dhe atë të Korçës. Lajmi është bërë i ditur nga burime të gazetës “Panorama” pranë organit të akuzës.

Atentati ndaj Fangajt, hetim investimit në Velipojë

Postuar në 21 Prill, 2013 03:53

 

Mallakastër, hyjnë për të vjedhur, i zoti i shtëpisë vret njërin nga hajdutët

Postuar në 21 Prill, 2013 03:51

 

Një person ka mbetur i vrarë me armë zjarri në fshatin Ngracie të Mallakastrës pasi kishte shkuar për vjedhur në një banesë dhe është qëlluar nga i zoti i shtëpisë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:00 pas mesnatës së djeshme, kur 4 hajdutë kanë shkuar për të vjedhur në shtëpinë  e Ylli Kapllanajt, në fshatin Ngracie të Mallakastrës, por i zoti i shtëpisë ka reaguar duke qëlluar me armë në drejtim të tyre prej nga ka mbetur i vrarë një prej grabitësve.

Halimi “kërcënon” Dritan Dajtin: Do qëndrosh përjetë në burg

Postuar në 21 Prill, 2013 03:50

 

Dritan Dajti do të qëndrojë në burg dhe nuk ka asnjë mundësi të përfitojë nga afatet e paraburgimit. Do që qëndrojë në burg, sado e largët të jetë dita e gjykimit të tij”.

Kështu ka deklaruar Ministri i Drejtësisë, Eduard Halimi, teksa ka folur për zhbllokimin e procesit të gjyqësor ndaj Dritan Dajtit, i akuzuar si të autor i vrasjes së katër efektivave të policisë në gusht të vitit 2008.

Procesi, që është kthyer në një prej skandaleve të drejtësisë shqiptare, është i bllokuar për më shumë se 8 muaj.

LEHTËSISHT DREJT RATIFIKIMIT

Postuar në 21 Prill, 2013 03:49

 

Kryeministri Hashim Thaçi pritet të raportojë në mbrëmje në Kuvend për pajtimin e arritur me Serbinë. Nëse Marrëveshja nxirret për ratifikim, atëherë vetëm deputetët e Vetëvendosjes dhe LB’së do ta kundërshtojnë. Pro saj, do të votojnë edhe dy partitë opozitare, LDK dhe AAK.

Kësaj radhe nuk pritet të ketë presion diplomatik, për ta ratifikuar në Kuvend Marrëveshjen e arritur, të premten, në Bruksel mes Kosovës dhe Serbisë.

Rama: Raporti i DASH, realiteti ynë

Postuar në 21 Prill, 2013 03:48

Nga Berati ku PS zhvilloi konferencën rajonale për programin për Një Rilindje Shqiptare, Edi Rama duke komentuar raportin e një dite më parë të Departamentit amerikan të Shtetit, tha se ai është pasqyrimi në sytë e botës të një Shqipërie të turpëruar për shkak të një pushteti të korruptuar. 

Pavarësisht se kryeministri Berisha, tha Rama, krenohet me mijëra kilometra rrugë të ndërtuara, qytetarët e Beratit dhe mbarë Shqipërisë janë dëshmitarë të një tjetër realiteti. 

Protesta para shtëpisë së Islamit, 5 vetë në procedim penal. Mes tyre, Jeta Seitaj, kreu i Njësisë 5

Postuar në 20 Prill, 2013 14:56

 

TIRANE- Policia ka nisur procedimin penal per pese persona, pas protestes se organizuar pak dite me pare para shtepise se deputetit Katriot Islami.

 Sipas policise mesohet se ne hetim eshte vene kryetarja e minibashkise numer 5, Jeta Seitaj, nderkohe qe po procedohen penalisht kryetarja e Partisë Socialiste të Njësisë Nr.5, Violeta Kila , kryetarja e Forumit të Gruas Socialiste për Tiranën, Blerina Gjylameti si dhe shtetasit Ilir Lila, 52 vjeç dhe Kristaq Piluri 59 vjeç.

BB: Krizat në Itali dhe Greqi, kërcënim për Shqipërinë

Postuar në 20 Prill, 2013 14:55

 

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara