Arkiv-Lajme të përditësuara
E djathta zyrtarizon koalicionin me 24 parti
Partia Demokratike dhe aleatët u mblodhën për të zyrtarizua koalicionin e tyre zgjedhor, një koalicion që kryeministri Berisha e quajti si aleancën që do të përsërisë vitin 1992.
KQZ, miraton kërkesën e PR-së
TIRANE- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nisur mbledhjen e sotme me kerkesen e perfaqesuesit ligjor te PS-se per heqjen nga rendi i dites te kërkesës se paraqitur nga Partia Republikanë, për zëvendësimin e anëtarëve të LSI-së në komisionet e niveleve të dyta të administrimit të zgjedhjeve.
Kryetarja e KQZ ka thene se nuk ka asnje argumentin ligjor per heqjen e kesaj kerkese nga rendi i dites.
Moore:Mosfunksionimi i KQZ-së rrezikon zhvillimin e zgjedhjeve
SHBA– "Zgjedhjet Parlamentare të Qershorit - një test për demokracine në Shqipëri!" është tema e diskutimit që analistët e Fondacionit Kombëtar për Demokraci, Fondacionit për Shoqëri të Hapur dhe Instituti Demokratik Kombëtar për Çështje Ndërkombëtare, po mbajnë në Uashington.
Berisha të rinjve: Lexoni sa më shumë letërsi shqiptare
Kyeministri Sali Berisha u ka bërë thirrje të rinjve sot që të lexojnë sa më shumë letërsi shqiptare. “Ju këshilloj të bëni cdo gjë për të pasur raportin më të ngushtë me librin. Kur vështroj pas fëmijëria ime ka qenë më e ndryshme, por i them vetes kam pasur fat të madh që kam pasur pasion librin. Dhe ku vështroj pas arrij në përfundimin se nuk kam pasur aleat më të fuqishëm se libri. Në periudhën time nuk ishte e thjeshtë të gjejë libra të mirë, sot e tërë letërsia e botës gjendet në librari dhe bibliotekat e vendit.
Tiranë, tentojnë ti nxjerrin jashtë godinës, policia përplasje me banorët. Breçani debaton me deputetët e PS
Tension dhe momente dhune kanë shoqëruar tentativën e përmbaruesve për nxjerrjen jashtë një godine të disa familjeve, që banonin prej vitesh në rrugën “Margarita Tutulani” në zonën e Tiranës së Re. Rreth 14 familje janë konfliktuar me policinë private dhe përmbaruesit, pasi nuk pranuan të lirojnë godinën.
Fyle: Rinovoni konsensusin për KQZ-në. Zgjedhjet janë thelbësore për integrimin
Komisioneri për Zgjerimin në Bashkimin Europian, Stefan Fyle, ka deklaruar në Bruksel se ata presin progres sa i përket procesit zgjedhor në Shqipëri.
Ai ka folur në Këshillin e pestë të Stabilizim- Asociimit BE- Shqipëri.
“Ne kemi bërë të qartë se pas zgjedhjeve shprehemi për negociatat. Ato janë kryesore për nisjen e negociatave për anëtarësim. Zgjedhjet e lira e të ndershme duhet të jenë në interesin jo vetëm të një partie, të gjitha partive dhe të gjitha forcat politike duhet të shkojnë drejt saj.
Shamku: 65% e universiteteve, të paakredituara
Deputetja socialiste Ledi Shamku në kuadër të Ditës së Librit, deklaroi se Kryeministri Sali Berisha ka dështuar me arsimin e lartë në këto vite, dukë e rrënuar në mënyrën më të pacipë sistemin.
Gjykata e Lartë, Ligjet shqyrtojnë dekretet
TIRANE- Komisioni i Ligjeve ka shqyrtuar dy dekretet e Presidentit, Bujar Nishani për vendet vakante në Gjykatën e Lartë.
Admir Thanza dhe Tom Ndreca janë dy kandidaturat e dekretuara pak dite me pare nga kreu i shtetit, qe i jane nenshtrohen sot nje seance degjimore para komisionit.
Kreu i Komisionit, Rusmali ka deklaruar se kandidaturat e dekretura nga presidenti plotesojne kriteret, nderkohe qe deputeti i PS-se, Majko ka kerkuar te respektohen procedurat dhe te hidhen kandidaturat ne votim.
KQZ i heq opozitës numëruesit dhe komisionerët
Sherr për dollinë e rakisë në fejesë, vjehrri plagos dhëndrin