KQZ i heq opozitës numëruesit dhe komisionerët

Postuar në 23 Prill, 2013 03:53

 

Vjen ora e hakmarrjes së të djathtëve ndaj LSI-së. Një ditë pas nënshkrim-it të marrëveshjes midis Edi Ramës dhe Ilir Metës, pritet sot që mazhoranca të zëvendësojë komisionerët e LSI-së. Kështu. mazhoranca i merr Lëvizjes Socialiste për Integrim edhe komisionerët e niveleve të dyta dhe të treta për t’ia dhënë republikanëve. Por, me shpejtësi është përgatitur edhe vendimi i cili i jep PR-së, edhe anëtarin në grupet e numërimit të votave, duke i hequr çdo shans që LSI-ja të ketë një numërues të sajin. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pritet që të miratojë sot me vetëm katër vota, vendimin e ri që i jep republikanëve komisionerët në KZAZ dhe në KQV. Sipas vendimit të hartuar, Partia Republikane ka parqitur në KQZ një kërkesë nëpërmjet të cilës kërkon të caktohet si parti e cila ka të drejtë të paraqesë propozime për anëtar në KZAZ, KQV dhe të marrë pjesë në shortin për propozimin e anë tarit të GNV-së. “Kërkesën e saj Partia Republikane e mbështet në faktin se, Partia Lëvizja Socialiste për Integrim, e cila deri tani është radhitur si parti e shumicës parlamentare, ka bërë të njohur publikisht daljen e saj nga partitë që i përkasin shumicës parlamentare. Në këto kushte, sipas kërkesës së Partisë Republikane, kjo parti renditet e dyta ndër partitë që i përkasin shumicës parlamentare dhe i lind e drejta të propozojë anëtarë në KZAZ, KQV dhe GNV”, thuhet në projekt-vendimin që pritet të miratohet në mbledhjen e sot-me ku nuk do të marrin pjesë tre anëtarët e propozuar nga partitë e majta. 

Zëvendësimi i komisionerëve të LSI-së 

Nisur nga fakti se Partia Lëvizja Socialiste për Integrim deklaroi largimin e saj nga grupi i partive që i përkasin shumicës parlamentare, sipas KQZ-së, rezulton se vendimi i saj i mëparshëm i marrë në janar të këtij viti nuk i përgjigjet më rrethanave apo kushteve konkrete, duke u bërë njëkohësisht edhe pengesë për rregullimin e mëtejshëm të marrëdhënieve ju ridike, pasi me kushtet e reja të krijuara, prish pikërisht baraspeshimin politik shumicë-opozitë në përbërjen e KZAZ-ve. Në këto kushte, KQZ si organi administrativ, i cili ka nxjerr vendimin për cak-timin e partive politike që kanë të drejtë të paraqesin propozime për anëtarë të KZAZ-ve për Zgjedhjet për Kuvend, ka të drejtë të bëjë ndryshimin e tij, në mënyrë që të respektojë dispozitat e Kodit Zgjedhor për sa i përket përbërjes së KZAZ-ve. Duke marrë shkas edhe nga zëvendësimi i Ilirjan Muhos të propozuar nga LSI-ja, me Klement Zgurin të propozuar nga PR-ja, edhe në këtë rast KQZ-ja ka ndjekur të njëjtën praktikë. Projekt-vendimi propozon që në bazë të renditjes, sipas numrit të mandateve që kanë fituar partitë politike nga zgjedhjet pararendëse, pas Partisë Demokratike renditen Partia Republikane dhe Partia për Drejtësi dhe Integrim. “Këto parti kanë numër të njëjtë mandatesh dhe KQZ nuk mund të për-caktojë nga ky kriter se cila prej tyre do të ketë të drejtë të paraqesë propozime për anëtarë në KZAZ. Sipas vendimit të KQZ-së rezulton se Partia Republikane ka fituar në shkallë vendi 31.990 vota dhe Partia Për Drejtësi dhe Integrim e cila, sipas vendimit të gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë ka ndryshuar emrin në Partia për Drejtësi Integrim dhe Unitet, ka fituar 14 477 vota Nga sa më sipër, partia e dytë e shumicës parlamentare është Partia Republikane e cila ka të drejtë të paraqesë propozime për anëtar në KZAZ”, theksohet në vendim. 

Formula 

Sipas KQZ-së, dy anëtarë të KZAZ-së propozohen nga partia kryesore e shumicës parlamentare, dy anëtarë propozohen nga partia kryesore e opozitës parlamentare, një anëtar propozohet nga partia e dytë e shumicës parlamentare dhe një anëtar propozohet nga partia e dytë e opozitës parlamentare dhe në rast se kjo formulë nuk arrin të garantojë baraspeshimin politike shumice opozitë, kjo dispozite parashikon se grupi përkatës kompensohet me kandidatura nga partia kryesore deri në baraspeshimin politik. 

Socialistët nuk dorëzojnë emra për KQZ-në 

Socialistët shprehen të vendosur për të mos propozuar emra të rinj për Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, nëse mazhoranca nuk do të tërhiqet. Sipas sekretarit për Çështjet Zgjedhore, Damian Gjiknuri, beteja për mbrojtjen e votës do të zhvendoset në qendrat e votimit dhe më pas ato të numërimit të votave. “Ne nuk do të çojmë anëtarë në KQZ pasi nuk duam të bëhemi pjesë e një seksioni politik. Ose KQZ-ja të risjellë besimin tek procesi zgjedhor duke u riformatuar ose duke marrë disa masa ekstra e t'i negociojmë ose le të vazhdojnë të mbajnë përgjegjësinë e asaj që bënë deri në fund. Le t'i menaxhojnë vetë zgjedhjet. Ne do të përgatitemi për zgjedhje, do vazhdojmë punët me komisionet e niveleve të dyta e të treta poshtë, zgjedhjet do vendosen aty. Nëse KQZ do të fusë duart në proces, do të përballet me skenarë, të cilët ne do të përgatitemi”, thekson Gjiknuri. Por, mbetet ende pikëpyetje qëndrimi i PS-së pas propozimit të ri të KQZ për të zëvendësuar komisionerët e LSI-së edhe në nivelet e tjera të administrimit të zgjedhjeve. Reagimi.

   SHEKULLI

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.