Arkiv-Lajme të përditësuara
Bashkimi Rama-Meta LSI, 8 mandate brenda koalicionit
Deputeti Sajmir Tahiri publikon foto të ministrit Flamur Noka me shoferin e Arben Frrokut
Deputeti socialist, Saimir Tahiri publikoi në rrjetin social “Facebook” disa fotografi të ministrit të Brendshëm Flamur Noka, teksa takohet në një lokal me shoferin e Arben Frrokut, të dyshuarit kryesor të Policisë për vrasjen e Komisarit Dritan Lamaj.
Tahiri duke ironizuar kujton dhe foton e Frrokut me krerët e policisë, të publikuar pak kohë më parë.
Balla: Pas Kreshnik Spahiut qendron Shkëlzen Berisha
Deputeti socialist, Taulant Balla, ka hedhur akuza të forta ndaj kreut të Aleancës Kuqezi, Kreshnik Spahiu. Sipas tij, prapa Spahiut qendron pikërisht djali i kryeministrit, Shkëlzen Berisha, që i ka dhënë një shumë të konsiderueshme parash.
Pack: Berisha gaboi me KQZ-në
Eurodeputetja Doris Pack i është shtuar listës së kritikëve të zëvendësimit të anëtarit të KQZ-së nga mazhoranca e drejtuar nga Kryeministri Sali Berisha.
Në një intervistë për Top Channel, Pack vlerëson se kjo lëvizje ishte, së paku, e panevojshme; se me ndihmën e ndërkombëtarëve KQZ duhet "shëruar", siç shprehet ajo, jo vetëm për të garantuar pavarësinë e këtij institucioni, por edhe për të hequr ankthin e zgjedhjeve jokorrekte.
KQZ, Berisha refuzon negociatat
Kryeministri shprehet se s’do të ketë ndryshime të asnjë germë në Kodin Zgjedhor. “PS të kthejë anëtarët, me Janin s’u respektuan pakicat”.
Kryeministri Sali Berisha përjashton çdo mundësi për të negociuar me Partinë Socialiste për përbërjen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Pak orë pas ftesës së ardhur nga opozita për të negociuar gjetjen e një zgjidhjeje pas largimit të tre anëtarëve, kreu i maxhorancës mbyll çdo hapësirë bisedimesh.
Durrës, ekzekutim me plumb në kokë për një femër
Fushë-Krujë, grindet për ndeshjen, theret me thikë 19-vjeçari
Rezultati i një ndeshjeje futbolli është bërë burim sherri me thika mes dy të rinjve, njëri prej të cilëve ka ndërruar jetë në orët e para të mëngjesit të sotëm. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Borizanë, të Fushë Krujës, mbrëmjen e djeshme pas përfundimit të ndeshjes Dordmund-Real Madridi.
SONDAZHI në prag të zgjedhjeve zbulon të dhëna tronditëse për krizën ekonomike: Shumica duan të ikin nga vendiSipas sondazhit, shumica e shqiptarëve mendojnë se situata ekonomike në vend është e keqe ose shumë e keqe. Të paktën janë shqiptarët që besojnë
Sipas sondazhit, shumica e shqiptarëve mendojnë se situata ekonomike në vend është e keqe ose shumë e keqe. Të paktën janë shqiptarët që besojnë tek drejtësia dhe qeveria. Shumica janë pro bashkimit të Shqipërisë me Kosovën. Anketimi në të gjithë territorin nxori se 66% thonë se situata ekonomike e vendit është keq dhe shumë keq. Sipas tyre, kriza ekonomike është problemi kryesor për 33 përqind të qytetarëve, ndërsa 25 % e të anketuarve mendojnë se papunësia është problemi kryesor personal. 61 përqind duan të largohen nga vendi
SA NA KUSHTON VERIU?
Qeveria e Kosovës ende nuk e di se sa mjete do t’i ndajë për integrimin e Veriut dhe zbatimin e marrëveshjes së arritur në Bruksel me Serbinë. Zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi ka thënë se një pjesë e mjeteve do të sigurohen nga buxheti, kurse pjesa tjetër do të vijnë nga donacionet. Ish-Ministri i Financave, Haki Shatri thotë se paratë nuk janë problem për numrin e banorëve që ka Veriu.
ILDKP, dyshime për Fatos Lulon
Fatos Lulo është një nga tre rastet e dyshimta të sjella në vëmendje vitin e kaluar nga kreu i ILDKP-së Adriatik Llalla, gjatë një interviste televizive marsin e vitit 2012.
Në një artikull të disa muajve më vonë të agjencisë Balkan Investigative Reporting Network shpjegohen edhe dyshimet e Inspektoriatit të Kontrollit të Pasurive, të cilat lidhen me pasurinë e Lulos dhe argumentimin e saj.