OSBE, Zannier: Të plotësohet anëtarësia e KQZ

Postuar në 24 Prill, 2013 14:09

 

VJENE- Sekretari i Përgjithshëm i OSBE-së, Lamberto Zannier ka kërkuar bashkëpunim mes forcave politike dhe plotësim të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Ai është shprehur sot se pret që palët politike në Shqipëri të bashkëpunojnë për një proces zgjedhor sa më të besueshëm.

Menjëherë pas takimit me kreun e PS-së, Edi Rama, Zannier ka lëshuar një deklaratë për shtyp, në të cilin thekson edhe rëndësinë e plotësimit të Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve.

“Unë kam shpresë se zgjedhjet që po afrojnë do të kontribuojnë në zhvillimin e një bashkëveprimi konstruktiv ndërmjet forcave politike shqiptare dhe në forcimin e qeverisjes demokratike. Dëshiroj të theksoj se pres që të gjitha palët të kontribuojnë për të sjellë nivelin e pritshëm të ligjshmërisë dhe besueshmërisë në procesin zgjedhor, duke nisur nga sigurimi i një anëtarësie domethënëse dhe të plotë të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ). Unë besoj se Kodi Zgjedhor i ndryshuar në vitin 2012 përbën një bazë të shëndoshë për mbajtjen e zgjedhjeve të mira.”- ka thënë Zannier.

Kreu i Partisë Socialiste, Rama e ka njohur zotin Zannier me zhvillimet e koheve të fundit në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

 

 

PANORAMA

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.