Deputeti Sajmir Tahiri publikon foto të ministrit Flamur Noka me shoferin e Arben Frrokut

Postuar në 25 Prill, 2013 09:12

 

Deputeti socialist, Saimir Tahiri publikoi në rrjetin social “Facebook” disa fotografi të ministrit të Brendshëm Flamur Noka, teksa takohet në një lokal me shoferin e Arben Frrokut, të dyshuarit kryesor të Policisë për vrasjen e Komisarit Dritan Lamaj.

Tahiri duke ironizuar kujton dhe foton e Frrokut me krerët e policisë, të publikuar pak kohë më parë.

“Foto e Ministrit Nul Moka, duke pirë kafe me Vlash Gjonin, shoferin e Arben Frrokut, të dyshuarit kryesor të Policisë për vrasjen e Komisar Dritan Lamaj. Bashkë me ta dhe Arben Ristani, medemek Zv. M. Ndërkohë që Vlashi është dhe i afërm i Arben Frrokut. Takimi është zhvilluar me kafen në pronësi të vetë Vlashit, Bar Ardi, Rr. 3 Dëshmorët.

Pas fotos së gostisë me çifteli të Kuliçit dhe drejtuesve të lartë të Kupolës së bashku me Arben Frrokun, këto foto i shtohen dyshimit publik së tradhtia ndaj Komisar Dritan Lamajt ka qenë e organizuar nga maja e piramidës së kupolës së policisë.

Ministri ka detyrimin publik të dali e të japë llogari:

1. A është diskutuar për Arben Frrokun në atë tavolinë?

2. A kompromentohen hetimet për vrasjen e Dritan Lamajt nga këto takime?

3. Cila është lidhja e Mul Mokës dhe Ristanit me shoferin dhe kushëririn e Arben Frrokut?

Dhe në fund kam një koment: Sigurisht kjo foto nuk i thotë të gjitha. Sigurisht as foto e gostisë me çifteli mbase nuk i thotë të gjitha.

Por e sigurt është që këto foto shtojnë më shumë dyshimin publik për bashkëpunimin e policisë me krimin, pa kursyer as Ministrin Nul Moka.

Siç është e sigurt se një Ministër që shkulet nga zyra për të takuar shoferin e të kërkuarit kryesor për vrasjen e një komisari dhe nuk shkulet nga zyra të takojë familjarët e vetë komisarit, ose operatorin e rrahur nga Erzen Brecani, ose qytetarët e nxjerrë jashtë shtëpive prej leckash me dhunë e plumba nga policia, le të kuptosh se nuk është aty si Ministër për të bërë detyrën ndaj qytetarëve, por misionin ndaj partisë pushtet dhe përfaqësuesve të krimit.

Siç është e sigurt se ky pushtet, ky kryeministër me këtë ministër injorant, ka humbur përfundimisht betejën me krimin dhe sot nuk ngjall me të qytetarët as besim e as siguri për jetën dhe pronën, por frik dhe mllef për këta palaço që më shpejt lidhen me botën e zymtë të krimit sesa me hallet në dritë të diellit të qytetarëve.

Në 23 qershor, thjesht do rilindim Policinë e Shtetit. Pa këta përfaqësues të kupolës që më lehtë u vjen të bëjnë gangsterin sesa shërbëtorin e qytetarëve.”- shkruan Tahiri në “Facebook”.

 

 

SHQIP

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.