Arkiv-Lajme të përditësuara
ZGJEDHJET LOKALE NË FUND TË SHTATORIT
Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga i ka dy data para vetes për zgjedhjet lokale, 22 dhe 29 shtatorin. Vendimin për këtë, ajo pritet ta marrë në gjysmën e muajit maj. Partitë politike tashmë janë pajtuar që zgjedhjet të mbahen në vjeshtën e hershme të këtij viti.
Vetëm edhe pesë muaj u kanë mbetur kryetarëve aktualë të komunave të përfundojnë mandatin e tyre katërvjeçar, të fituar në zgjedhjet lokale, të vjeshtës së vitit 2009.
Ekzekutohet në dalje të shtëpisë 65-vjeçari
Një shtetas humbi jetën mëngjesin e ditës së premte, i qëlluar me armë zjarri në fshatin Torovicë, pranë qytetit të Lezhës.
Ishte Policia e Shtetit ajo që njoftoi lajmin dhe identitetin e viktimës, 65-vjeçari Marash Kolndreu.
I ndjeri, pas plagëve të marra u shoqërua me urgjencë në spitalin rajonal, por nuk mundi të mbijetonte.
Janë ende të paqarta motivet që çuan në këtë ngjarje të vrasje.
Mësohet se Kolndreut i ishte ngritur një pritë në dalje të shtëpisë, ku u qëllua për vdekje nga një ose disa persona ende të paidentifikuar.
Gjiknuri: Rikompozim KQZ-së në raportin 3 me 3. Kryetari të zgjidhet me konsensus
TIRANE- Sekretari i PS-së për zgjedhjet, Damian Gjiknuri ka perseritur kerkesen e opozites per rikompozim te KQZ, e cila ne kushtet aktuale eshte delegjitimuar.
Ne nje prononcim per News 24, Gjiknuri deklaroi se opozita kerkon rikompozimin e KQZ-së në raportin 3 me 3 dhe një kryetar që duhet të zgjidhet me konsensus mes palëve.
“Zgjidhja është të bëhet rikompozimi i KQZ-së apo elementë të tjerë që patjetër që po të ulemi në tavolinë ka opsione. Komuniteti ndërkombëtar po bën apele, uluni dialogoni”- tha ai.
Konfikti për pronën, banorët nisin grevën e urisë
Tiranë-Banorët që u nxorën jashtë godinës 2 ditë më parë, futen në grevë urie. Duke mos gjetur asnjë zgjidhje për situatën në të cilën ndodhen, familjet kanë nisur grevën e urisë, pranë pallatit 3-katësh në rrugën "Margarita Tutulani".
Banorët kërkojnë më shumë kohë për t’u zhvendosur, pasi nuk kanë asnjë vend ku të strehohen. Dy komisionerë të Avokatit të Popullit kanë mbërritur në ambientin ku po zhvillohet greva. Ndërkohë forcat e policisë kanë tentuar të nxjerrin banorët nga greva e urisë.
20 autobusë të rinj për linjën Kombinat-Kinostudio, Basha: Një tjetër premtim i mbajtur
Rama me studentët: Universiteti nuk është alternativa e vetme, duhet edhe arsimi profesional
Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama zhvilloi pasditen e sotme një bashkëbisedim të hapur me studentët e ekselencës në Qytetin Studenti për t’iu paraqitur atyre vizionin dhe programin qeverisës të opozitës për këtë shtresë dhe për të rinjtë në tërësi.
Gjatë fjalës së tij, kryesocialisti Rama u ndal tek sistemi arsimor, sidomos tek ai universitar, që sipas Ramës është shndërruar në industrinë më të madhe në vend të prodhimit të diplomave pa vlerë.
PS: Niveli dhe provokimet e Ministrisë së Jashtme ndaj Ramës, banale
Partia Socialiste ka reaguar pas akuzave të Ministrisë së Jashtme në drejtim të Edi Ramës, se ka dhunuar djalin e Neritan Cekës. Sipas PS-së, akuzat e ministrisë ndaj Ramës janë qesharake. Me anë të një deklaratë, PS bën me dije se Egin Ceka ka derdhur një lumë fyerjesh në drejtim të Ramës, ndërkohë që më pas ai është larguar nga evenimenti.
MPJ: Rama Incident në Vjenë
Politika shqiptare është përfshirë në deklarata dhe kundërdeklarata pas një prononcimi të Ministrisë së Jashtme, sipas së cilës kryetari i opozitës, Edi Rama është përfshirë në një incident që u mbajt një ditë më parë ne Vjenë, gjatë pjesëmarrjes se tij në Akademine Diplomatike, me ambasadorin tonë në OSBE, Egin Ceka.
Vëzhguesit në zgjedhje dhe lirimi i anëtarëve të PBDNJ në KZAZ, diskutime në KQZ
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nisur mbledhjen e sotme me diskutimin e nje sere projektvendimesh.
Ne rendin e dites te mbledhjes se sotme projektevndimet per miratimin e kerkesave te jane shoqërisë ndërkombëtare për të drejtat e njeriut (SH.N.D.NJ)” dhe miratimin e Vëzhguesve të Qendrës “Polit On”, për vëzhgimin e zgjedhjeve për Kuvend, të datës 23 Qershor 2013.
Koncensionet, PS: Keni privatizuar Shqipërinë
Kuvendi nisi punimet e seancës së sotme plenare, ku mes të tjerave pritet të votohen dy dekretet e presidentit Nishani për Kushtetuesen dhe Gjykatën e Lartë.
Seanca ka nisur me diskutimin e projektligjit "Për dhënien me koncesion të shërbimit të skanimit të mjeteve në doganat shqiptare."
Diskutimi për këtë pr/ligj ngjalli reagimin e deputetëve të Partisë Socialiste të cilët folën për një tjetër monopol, që sipas tyre qeveria e lë në dorë të privatit.