20 autobusë të rinj për linjën Kombinat-Kinostudio, Basha: Një tjetër premtim i mbajtur

Mer fund stresi për udhëtarët e linjës Kombinat –Kinostudio. Bashkia e Tiranës zëvendësoi autobusët e vjetër të linjës, me 20 autobusë të rinj me parametra moderne dhe kapacitet 100 persona secili. Një tjetër premtim të mbajtur e cilësoi Kryebashkiaku Basha .”Vendosja e autobusëve të rinj në këtë linjë ishte një kërkesë e hershme e banorëve të zonës, që u realizua vetëm kur Bashkia i ktheu sytë nga qytetarët. Dua të shpreh edhe njëherë kënaqësinë që ia dolëm brenda një kohe relativisht të shkurtër, të realizonim zëvendësimin e linjës së vjetër me këtë linjë të re, me këtë park të ri autobusësh dhe besoj se ky premtim i mbajtur do të mirëpritet nga banorët por dua t’i siguroj që premtimi tjetër jo vetëm nuk është harruar por është në rrugë të mbarë, pasi në këtë linjë, ashtu sikundër në dy linja të tjera kryesore të qytetit, Bashkia e Tiranës në bashkëpunim me qeverinë franceze dhe BE po vazhdon projektin teknik që do të çojë drejt vendosjes së linjave të tramit, me qëllim ofrimin e këtij shërbimi evropian edhe në qytetin e Tiranës” – u shpreh Basha. Autobusët do të shërbejnë pa ndërprerje nga ora 05.00 e mëngjesit deri në orën 24.00 e natës, gjatë verës dhe nga ora 05.30 e mëngjesit deri në orën 23.00 të natës, gjatë dimrit.
MAPO
Add new comment