Ekzekutohet në dalje të shtëpisë 65-vjeçari

Postuar në 26 Prill, 2013 02:11

Një shtetas humbi jetën mëngjesin e ditës së premte, i qëlluar me armë zjarri në fshatin Torovicë, pranë qytetit të Lezhës. 

Ishte Policia e Shtetit ajo që njoftoi lajmin dhe identitetin e viktimës, 65-vjeçari Marash Kolndreu.

I ndjeri, pas plagëve të marra u shoqërua me urgjencë në spitalin rajonal, por nuk mundi të mbijetonte.

Janë ende të paqarta motivet që çuan në këtë ngjarje të vrasje. 

Mësohet se Kolndreut i ishte ngritur një pritë në dalje të shtëpisë, ku u qëllua për vdekje nga një ose disa persona ende të paidentifikuar.

Policia ka nisur hetimet në vendngjarje, duke marrë nën shqyrtim së pari konfliktet që mund të ketë pasur Kolndreu me banorë të tjerë të Torovicës.

Vrasja e ndodhur mengjesin e sotem erdhi vetem disa ore pas nje tjeter ngjarje tronditese,ekzekutimit ne Tirane ne shkallet e pallatit te nje te riu, sipas hetimeve te deritanishme per motive hakmarrje.

 

 

 

 

TOP CHANNEL

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.