Arkiv-Lajme të përditësuara

OSBE, Zannier: Të plotësohet anëtarësia e KQZ

Postuar në 24 Prill, 2013 14:09

 

VJENE- Sekretari i Përgjithshëm i OSBE-së, Lamberto Zannier ka kërkuar bashkëpunim mes forcave politike dhe plotësim të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Ai është shprehur sot se pret që palët politike në Shqipëri të bashkëpunojnë për një proces zgjedhor sa më të besueshëm.

Menjëherë pas takimit me kreun e PS-së, Edi Rama, Zannier ka lëshuar një deklaratë për shtyp, në të cilin thekson edhe rëndësinë e plotësimit të Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve.

Gjykata e Tiranës 30.000 lekë gjobë deputetit Taulant Balla

Postuar në 24 Prill, 2013 14:04

 

Gjykata Tiranë ka caktuar shumën 30.000 lekë gjobë ndaj deputetit të PS-së Taulant Balla pas akuzave në Kuvendin e Shqipërisë (tetor të vitit 2011) për korrupsion kundër Ministrit Genc Pollo për shpërdorim detyrë dhe abuzim me tenderat. Balla do të paguajë edhe shpenzimet e 17 seancave gjyqësore të zhvilluara gjithsej.

AK del e vetme në zgjedhje, Spahiu: Koalicion vetëm me popullin shqiptar. Tahiri: Shqiponja doli sorrë

Postuar në 24 Prill, 2013 14:02

 

Kryetari i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu, deklaroi në një konferencë për shtyp pasditen e sotme se do të garojnë të vetëm në zgjedhjet parlamentare, të vendosur për të qenë një fron opozitar kundër pushtetit.

Spahiu u shpreh se nuk u arrit të bihej dakord me asnjë nga tryezat ku vidhen votat dhe se vendosën që aleancën e vetme ta kenë me popullin shqiptar nën sloganin ‘Shqipëria mbi të gjitha’.

A do e bëjë Shkodra ndryshimin? Rama zhvillon një miting spektakolar me të rinjtë e këtij qyteti

Postuar në 24 Prill, 2013 14:01

 

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, duket se ia ka vënë syrin Shkodrës për të realizuar nga aty kthesën e madhe.

Rama ka zhvilluar disa takime në këtë qytet, ndoshta më shumë se në asnjë qytet tjetër. Madje në Shkodër u përzgjodh të nënshkruhej marrëveshja mes Ilir Metës dhe Edi Ramës.

Por Rama ka zhvilluar një takim spektakolar me të rinjtë e këtij qyteti në Pallatin e Sportit.

PS dorëzon “koalicionin” në KQZ

Postuar në 24 Prill, 2013 13:59

 

Rreth pesë orë përpara skadimit të afatit zyrtar, Partia Socialiste ka dorëzuar e para në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve dokumentacionin e regjistrimit të koalicionit të saj garues për zgjedhjet e 23 qershorit.

Opozita ka në përbërje të koalicionit të saj plot 40 parti, duke përbërë edhe koalicionin më të madh të këtyre zgjedhjeve. Përpos partive tradicionale të së majtës, aleanca e opozitës do të ketë edhe parti e grupime të së djathtës.

Bregu: Rama bllokoi me ndërgjegje statusin

Postuar në 24 Prill, 2013 10:08

TIRANE- Ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu ka theksuar se pavaresisht se cfare thote opozita dhe kreu i saj, eshte e qarte se statusi u bllokua nga mosvotimi i tre ligjeve te kerkuara nga KE.

“23 qershori do te jete dita e ndarjes perfundimtare me bllokuesit dhe me pseudomoralin e bllokuesve”- ka thene ajo.

 

 

PANORAMA

Arvizu: Nuk flasim për shtyrje të zgjedhjeve

Postuar në 24 Prill, 2013 10:07

Ambasadori amerikan, Aleksander Arvizu ka ritheksuar rëndësinë e zhvillimit  të zgjedhjeve të mira, duke nisur nga rikonstituimi i KQZ-së sipas Kodit Ligjor. Lidhur me shqetësimin se nëse mundet që zgjedhjet të shtyhen ai u shpreh se, “askush nuk po flet për bojkot, askush nuk po flet për zgjedhje të shtyra. Duhet të ekzistojë gjithëpërfshirja për të cilën fola dje. Të gjitha pjesët përbërëse ekzistojnë. Nuk duhet të ketë një farsë, por thjesht njerëzit t’i futen punës seriozisht, për një KQZ funksionale”,- deklaroi Arvizu në Korçë.

KQZ miraton kërkesën e LSI për caktimin e një anëtari në KZAZ

Postuar në 24 Prill, 2013 10:05

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) miratoi sot kërkesën e Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim (LSI) për caktimin e anëtarit të LSI-së në përbërjen e Komisioneve Zonale të Administrimit Zgjedhor (KZAZ)”.  LSI i kërkon KQZ-së që të caktohet si parti e cila ka të drejtë të paraqesë propozime për anëtar në KZAZ.

Kthimi i Pronave, Totozani: Dyshime për abuzime, prokuroria të bëjë verifikimet e duhura

Postuar në 24 Prill, 2013 10:04

Avokati i Popullit, Igli Totozani, ka reaguar në lidhje me situatën e krijuar dje pranë shkollës “Petro Nini Luarasi”, kur 14 familje u përplasën fizikisht me përmbarues privatë dhe punonjëse të një policie private. Në prezencë të punonjësve të policisë së shtetit, policia private ka  arritur deri në përdorimin e armëve të zjarrit.

Sipas Avokatit të Popullit kjo situatë është paralajmëruar më herët që me mënyrën e hyrjes në fuqi të këtij akti normativ, që realisht ka krijuar dhe po krijon konflikte serioze sociale.

Nishani dekreton Xhezair Zaganjorin si kryetar të Gjykatës së Lartë, Topalli “djeg” Artan Hoxhën

Postuar në 24 Prill, 2013 10:02

Presidenti Bujar Nishani ka dekretuar emërimin e Xhezair Zaganjorit si kryetar i Gjykatës së Lartë. Përveç kësaj, Nishani ka dekretuar edhe Fatos Lulon si anëtar i Gjykatës Kushtetuese, duke rrëzuar dekretin e ish- presidentit për Artan Hoxhën për anëtar të Gjykatës Kushtetuese, duke e quajtur atë tashmë të ezauruar.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara