Arvizu: Nuk flasim për shtyrje të zgjedhjeve

Postuar në 24 Prill, 2013 10:07

Ambasadori amerikan, Aleksander Arvizu ka ritheksuar rëndësinë e zhvillimit  të zgjedhjeve të mira, duke nisur nga rikonstituimi i KQZ-së sipas Kodit Ligjor. Lidhur me shqetësimin se nëse mundet që zgjedhjet të shtyhen ai u shpreh se, “askush nuk po flet për bojkot, askush nuk po flet për zgjedhje të shtyra. Duhet të ekzistojë gjithëpërfshirja për të cilën fola dje. Të gjitha pjesët përbërëse ekzistojnë. Nuk duhet të ketë një farsë, por thjesht njerëzit t’i futen punës seriozisht, për një KQZ funksionale”,- deklaroi Arvizu në Korçë.

“Këto zgjedhje janë shumë të rëndësishme për të ardhmen e Shqipërisë. Populli shqiptar meriton zgjedhje të mira. Të gjithë duan zgjedhje të mira. Për të pasur zgjedhje të mira, nevojitet një KQZ funksionale. Jo një KQZ të bazuar mbi një farsë; duhet të jetë rezultat i konsensusit politik, një marrëveshjeje. Të gjitha pjesët përbërëse ekzistojnë. Është me rëndësi sepse nuk ka mbetur shumë kohë dhe është me rëndësi që palët të mblidhen bashkë dhe të rikonstituojnë KQZ-në, dhe pas kësaj të ndërtohen 89 KZAZ-të, kodi i sjelljes lidhur me zgjedhjet, kush do të jetë në qendrat e numërimit, pra të gjitha këto duhet të ndodhin", - u shpreh ambasadori amerikan.

 

 

SHEKULLI

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.