Nishani dekreton Xhezair Zaganjorin si kryetar të Gjykatës së Lartë, Topalli “djeg” Artan Hoxhën

Presidenti Bujar Nishani ka dekretuar emërimin e Xhezair Zaganjorit si kryetar i Gjykatës së Lartë. Përveç kësaj, Nishani ka dekretuar edhe Fatos Lulon si anëtar i Gjykatës Kushtetuese, duke rrëzuar dekretin e ish- presidentit për Artan Hoxhën për anëtar të Gjykatës Kushtetuese, duke e quajtur atë tashmë të ezauruar.
Në relacionin e kreut të shtetit thuhet se “Bazuar në nenin 93 dhe 125, pika 1 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, Presidenti i Republikës SH.T.Z. Bujar Nishani dekretoi emërimin e zotit Fatos LULO si anëtar të Gjykatës Kushtetuese. Me shkresën nr. Prot.824, datë 22.04.2013 të dërguar nga Kryetarja e Kuvendit, Znj. Jozefina Topalli, duke konsideruar të ezauruar dekretin për emërimin e z. Artan Hoxha, kërkohet dërgimi i një kandidature të re, e cila të plotësojë kriteret kushtetuese dhe ato të meritës”.
Ndërsa në relacionin për Zaganjorin thuhet se: “Bazuar në nenin 93 dhe 136, pika 1 dhe 2 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, Presidenti i Republikës SH.T.Z. Bujar Nishani dekretoi emërimin e zotit Xhezair Zaganjori, kryetar të Gjykatës së Lartë. Z. Xhezair Zaganjori është emëruar anëtar i Gjykatës së Lartë me dekretin nr.8065, datë 22.03.2013 të Presidentit të Republikës. Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, me vendimin nr. 5/2013 ka dhënë pëlqimin për emrimin e Z. Zaganjori, anëtar i Gjykatës së Lartë”.
Zaganjori është betuar para trupës së Gjykatës së Lartë ditën e sotme./b.l
TEMA
Add new comment