Arkiv-Lajme të përditësuara

Berisha sulmon Ramën nga Durrësi: Ti me klanin e betonit krijove guroret e Krujës

Postuar në 22 Prill, 2013 08:48

 

Tiranë-Kryeministri Sali Berisha ka akuzuar kreun e PS-së, Edi Rama, se ka ndotur e betonizuar qytetin e Tiranës.  I pranishëm në inagurimin e impiantit të përpunimit të ujërave të ndotura në Durrës, Berisha premtoi se bregdeti shqiptar do të ketë ujërat më të pastra në Europë. Kreu i qeverisë ka shfytëzuar rastin për të sulmuar rivalin e tij politik, Ramën 

Topi: FRD, e përgatitur të dalë e vetme në zgjedhje

Postuar në 22 Prill, 2013 08:47

 

Kampi i majtë, Rama mbyll marrëveshjen me Metën vendoset parimisht aleanca me PBDNJ, PDS dhe PSD

Postuar në 22 Prill, 2013 08:45

 

http://gazeta-shqip.com/lajme/wp-content/themes/gazeta-e-re/...); background-color: rgb(255, 255, 255); color: rgb(85, 85, 85); line-height: 19px; background-position: 0px 20px; background-repeat: no-repeat no-repeat;">

Nesër është afati i fundit për dorëzimin në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve të koalicioneve parazgjedhore. PD dhe PS kanë bërë të qartë se do ta respektojnë këtë afat. 

Këshilltarët e majtë do kontrollojnë financat e Bashës tani që janë shumicë

Postuar në 22 Prill, 2013 08:44

 

Pasi të shkarkojnë kryetarin e Këshillit Bashkiak të Tiranës, Njazi Kosovrasti, këshilltarët e bashkuar të PS dhe LSI pritet që të kontrollojnë në imtësi financat e Bashkisë së Tiranës.

Siç raporton Shqip, këshilltarët e majtë nuk janë lejuar që të shohin se si janë menaxhuar paratë e Bashkisë së kryeqytetit.

Anëtari i PS në këtë këshill, Gent Gazheli thotë se Basha u ka mohuar informacionin e kërkuar përmes dhjetëra shkresave.

PS aleancë me PBDNJ-në

Postuar në 22 Prill, 2013 08:43

Kreu PBDNJ-së Vangjel Dule ngjiti shkallët e selisë rozë për t'i thënë 'Po' ftesës së Edi Ramës për të qënë edhe ai pjesë e koalicionit të majtë. 

Pas takimit qe zgjati rreth 40 minuta, Rama dhe Dule dolën në një deklaratë për median ku pohuan dakortësinë e bashkëpunimit dhe qe lideri i opozites e quajti, Aleanca për Shqipërinë Europiane. As Rama dhe as Dule nuk dhanë detaje se çfarë specifikash përfshihen në paktin e arritur mes tyre.

Mungon avokati, shtyhet gjyqi ndaj Dajtit

Postuar në 22 Prill, 2013 03:42

 

TIRANE- Shtyhet serish seanca gjyqesore planifikuar te mbahej sot ne ngarkim te Dritan Dajtit, te akuzuarit për vrasjen e katër oficerëve të skuadrës speciale operacionale në vitin 2009.

Mungesa e avokatit mbrojtes ne sallen e gjyqit ka detyruar trupen gjyqesore te Gjykates se Krimeve te Renda te terhiqet serish dhe te vendose shtyrjen e seances.

Perballe nje situate te tille, prokurori Arian Nezha kërkoi caktimin e një avokati të ri, ndërkohë që trupi gjykues është tërhequr për vendim.

 

 

PANORAMA

“Shqipëria, diktaturë fashiste, vidhen zgjedhjet pa filluar”

Postuar në 22 Prill, 2013 03:40

 

Themeluesi dhe një nga figurat më të spikatura të Partisë Demokratike dhe lëvizjes së Dhjetorit ‘90, Shinasi Ra-ma, gjatë një interviste për gazetën ‘Shekulli’, deklaron se, Shqipëria është një diktaturë fashiste, e veshur si demokraci. Sipas tij, kthimi i Eduard Selamit me PD-në bëhet për një kafshatë bukë apo për një post në shërbim të një bande kriminale. 

Si i gjykoni deklaratat e fundit të përfaqësuesve amerikanë në Tiranë për zgjedhjet në Shqipëri?

Dosja e prokurorisë: Vrasësi i balerinës u zbulua nga kamerat e lokalit të natës

Postuar në 22 Prill, 2013 03:39

Tiranë Vrasja e balerinës Sonila Tafa është zbuluar nga kamerat e sigurisë së lokalit ku ndodhi ngjarja. Pamjet filmike të sekuestruara nga prokuroria, si dhe dëshmitë e personave të pranishëm, kanë zbardhur ngjarjen e rëndë të datës 6 prill, kur në një lokal në periferi të kryeqytetit mbeti e vrarë balerina Sonila Tafa dhe u plagos lehtë shoqja e saj, me inicialet R.K. Pak ditë pas ngjarjes zbardhen dhe detaje nga dosja e prokurorisë, e cila ka mundur të rindërtojë gjithë skenën e krimit që nisi me një konflikt në ambientet e brendshme të lokalit “Dream City” dhe përfundoi në vrasje.

Kuvendi i Kosovës miraton marrëveshjen me Serbinë, tension me deputetët e VV

Postuar në 22 Prill, 2013 03:37

 

Në një seancë të tensionuar, Parlamenti i Kosovës miratoi marrëveshjen e arritur me Serbinë, në kuadër të bisedimeve të ndërmjetësuara nga Bashkimi Europian për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet tyre. Votimi me 89 vota pro, 5 kundër dhe 1 abstenim, u bë me gjithë protestën e deputetëve të lëvizjes Vetëvendosje që mbanin në duar parulla kundër marrëveshjes.

Meta e Rama do e firmosin paktin në Shkodër, përpara socialistëve europianë

Postuar në 22 Prill, 2013 03:36

 

Marrëveshja për koalicion mes Partisë Socialiste dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim do të firmoset të hënën në qytetin e Shkodrës.

Marrëveshja është lënë të firmoset në mënyrë simbolike në konferencën rajonale të Partive Socialiste Europiane.

Në këtë mënyrë Rama dhe Meta do të njohin dhe vlerësojnë rolin e socialistëve ndërkombëtarë në arritjen e marrëveshjes mes tyre.

Detajet e marrëveshjes ende nuk dihen, por kryetari i PS, Edi Rama, ka folur për një kartë parimesh, që do nënshkruhet nga partitë e koalicionit.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara