EDHE QEVERIA E SERBISË E MIRATOI MARRËVESHJEN

Postuar në 22 Prill, 2013 03:36

 

(E plotësuar ne orën 10:25) Qeveria e Serbisë në mbledhjen e sotme ka dhënë njëzëri pëlqimin, në fakt e ka miratuar, firmosjen e tekstit të propozim- marrëveshjes me Prishtinën, dhe të gjitha partitë në pushtet e kanë mbështetur arritjen e marrëveshjes dhe ky vendim i është dërguar menjëherë Catherine Ashton, Kjo e fundit do t’i njoftojë anëtarët e Këshillit të Ministrave të BE me rrjedhën dhe epilogun e dialogut ndërmjet Beogradit e Prishtinës.

“Qeveria u ka urdhëruar ministrive, organizatave të veçanta dhe shërbimeve të veta që të ndërmarrin masat dhe aktivitetet e nevojshme lidhur me zbatimin e marrëveshjes, si dhe ta vazhdojnë zbatimin e ujdive veç të arritura me ”përfaqësuesit e institucioneve të përkohshme në ‘Kosovë e Metohi’“, thuhet në kumtesën e zyrës për kontakte me mediat të qeverisë, siç transmeton RTK.

Dje Këshilli qendror i Partisë Përparimtare Serbe (SNS) më e madhe në pushtet e ka mbështetur marrëveshjen ashtu siç ka vepruar edhe Kryesia e Partisë Socialiste dhe drejtuesit e partive tjera të koalicionit qeverisës.

Nën-kryeministri Aleksandar Vuçiq ka thënë se ky dokument do ti dërgohet për mbështetje ose refuzim Kuvendit të Serbisë që do të mblidhet të mërkurën ose të enjten, dhe ka shtuar nëse ka nevojë do të shkohet edhe në referendum për t’u deklaruar qytetarët dhe për të pa se kush e ka shumicën.

Kurse kryeministri Daçiq ka deklaruar dje se tek do të pasojnë bisedimet mbi temat tjera të hapura, siç janë ato mbi pronën private e shtetërore të Serbisë, kthimin e personave të zhvendosur dhe pozitën e Kishës Ortodokse Serbe, energjia elektrike dhe telekomunikacionet, dhe ka shtuar s enë këto bisedime është “shpëtuar ajo që ka mundur të shpëtohet”.

Edhe Daçiq edhe Vuçiq po përsërisin vazhdimisht se marrëveshja e Brukselit nuk e njeh kurrfarë pavarësie të Kosovës dhe në rrethanat e dhëna kjo është më shumë që ka mund të bëhet.

Qeveria serbe debaton sot për marrëveshjen

Qeveria e Serbisë do të debatojë sot marrëveshjen për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën, që e parafoi të premten kryeministri i saj Ivica Daçiq. Kryetari i Kuvendit të Serbisë, Nebojsha Stefanoviq, ka paralajmëruar se deputetët do ta shqyrtojnë marrëveshjen e nënshkruar në Bruksel, pasi për atë të deklarohet Qeveria e Serbisë.

Ky pakt do t’i lejojë serbëve që të menaxhojnë dhe udhëheqin policinë në pjesën veriore të Kosovën, duke njohur autoritetet e Qeverisë së Kosovës.

Të dielën, liderët e dy partive në pushtet Partisë Përparimtare Serbe (SNS) dhe Partisë Socialiste të Serbisë (SPS) dhanë shenja se do të mbështesin këtë marrëveshje, dhe se si shpërblim presin që Brukseli t’i përcjell datën për fillimin e negociatave për anëtarësim të Serbisë në BE.

Kryetari i SNS-së, njëherësh zëvendëskryeministër i parë i Qeverisë, Aleksanda Vuçiq ka thënë se marrëveshja me Prishtinën mund të hidhet në referendum. Kryeministri serb, Ivica Daçiq, pritet të lajmëroj gjatë ditës shefen e diplomacisë evropiane Catherine Ashton rreth vendimit të qeverisë për marrëveshjen.

 

 

EXPRESS

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.