Kampi i majtë, Rama mbyll marrëveshjen me Metën vendoset parimisht aleanca me PBDNJ, PDS dhe PSD

http://gazeta-shqip.com/lajme/wp-content/themes/gazeta-e-re/...); background-color: rgb(255, 255, 255); color: rgb(85, 85, 85); line-height: 19px; background-position: 0px 20px; background-repeat: no-repeat no-repeat;">
Nesër është afati i fundit për dorëzimin në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve të koalicioneve parazgjedhore. PD dhe PS kanë bërë të qartë se do ta respektojnë këtë afat.
Kreu i PS-së ka zhvilluar deri në orët e mesnatës së djeshme negociata me Kreshnik Spahiun e AKZ-së
Fatjona Mejdini
Kampi i majtë opozitar ka qenë i përfshirë dje nga ethet e krijimit të koalicionit parazgjedhor për zgjedhjet e 23 qershorit. Kreu i PS-së, Edi Rama, mësohet se ka zhvilluar dje negociata në disa drejtime të ndryshme, me Lëvizjen Socialiste për Integrim të Ilir Metës, kreun e Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Vangjel Dulen, dy aleatët e tij tradicionalë, Skënder Gjinushin dhe Paskal Milon, si dhe kreun e Aleancës Kuqezi, Kreshnik Spahiun. Termat konkrete të bashkëpunimit deri tani janë vendosur me LSI-në dhe të dy kryetarët e partive do ta nënshkruajnë sot pasdite në Shkodër marrëveshjen e tyre të bashkëpunimit në prani dhe të drejtuesve europianë të majtë. Nga ana tjetër, parimisht Vangjel Dule i PBDNJ-së, Skënder Gjinushi i PSD-së dhe Paskal Milo i PDS-së mësohet se kanë pranuar ftesën e kreut të PS-së, Edi Rama, për të qenë pjesë e koalicionit parazgjedhor me PS-në, por ende nuk janë specifikuar detajet e bashkëpunimit. Ndërkaq, deri dje në mesnatë kanë vijuar intensivisht negociatat e kreut të PS-së, Edi Rama, me kreun e Aleancës Kuqezi, Kreshnik Spahiu, dhe sot pritet të bëhet e qartë në mënyrë përfundimtare nëse kjo parti do të jetë ose jo në një koalicion parazgjedhor.
LSI
Marrëveshja e bashkëpunimit parazgjedhor mes PS-së dhe LSI-së është gati dhe ajo do të firmoset sot pasdite në Shkodër në një ceremoni të veçantë. Kjo marrëveshje do të nënshkruhet në qytetin verior, pasi aty do të nisë sot paradite dhe një konferencë rajonale e Partive Socialiste Europiane, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të së majtës së Ballkanit. Në fund të kësaj konference, Rama dhe Meta do të nënshkruajnë marrëveshjen e bashkëpunimit, nisur dhe nga fakti se në sytë e opinionit publik, roli i të majtëve europianë ishte i rëndësishëm në këtë aleancë të re. Kreu i LSI-së, Meta, theksoi pak ditë më parë se partia e tij nuk do të kërkojë përfaqësim në listat e PS-së, por do të dalë me kandidatët e saj në çdo zonë.
PBDNJ, PSD, PDS
PS ka zhvilluar dje negociata dhe me PBDNJ-në e Vangjel Dules, PSD-në e Skënder Gjunushit dhe PDS-në e Paskal Milos. Parimisht burimet bëjnë të ditur se krerët e këtyre partive kanë rënë dakord për bashkëpunimin parazgjedhor me PS-në por ende nuk janë detajuar specifikat e bashkëpunimit. PDS dhe PSD kërkojnë përfshirjen e kryetarëve të tyre në listat e deputetëve të PS-së, por kjo nuk është pranuar nga kryetari i PS-së, Edi Rama. Ai mësohet se është shprehur se PS mund t’i ndihmojë këto parti me forma të tjera për të arritur të nxjerrin deputetë në Kuvendin e ardhshëm, por jo përmes përfshirjes së drejtpërdrejtë të emrit të tyre në listë. Pavarësisht këtyre mosmarrëveshjeve, pritet që sot këto aleanca parazgjedhore të zyrtarizohen.
AKZ
Burimet bëjnë të ditur se deri dje në mesnatë, PS dhe Aleanca Kuqezi e Kreshnik Spahiut kanë pasur negociata intensive rreth një bashkëpunimi të mundshëm parazgjedhor dhe sot pritet përgjigjja përfundimtare. Dje paradite, kreu i AKZ-së, Kreshnik Spahiu ka theksuar nga Pogradeci se vendi ka nevojë për një strategji për bashkimin kombëtar dhe se arrestimi i kryeministrit Berisha pas zgjedhjeve ishte i domosdoshëm për vendin.
http://gazeta-shqip.com/lajme/wp-content/themes/gazeta-e-re/...); background-color: rgb(255, 255, 255); color: rgb(85, 85, 85); line-height: 19px; background-position: 0px 20px; background-repeat: no-repeat no-repeat;">
Organizimi
Marrëveshjet - Këto dy ditë, PS pret që të nënshkruajë edhe dhjetë marrëveshje bashkëpunimi me parti në kuadër të aleancave, në mënyrë individuale dhe jo në një tryezë të përbashkët.
Tryeza - Pak ditë më parë, në një tryezë të përbashkët, PS nënshkroi marrëveshje me 32 parti opozitare. Teksti i marrëveshjes ishte i njëjtë dhe po ashtu, edhe detajet e bashkëpunimit.
Përplasja për mikrokredinë
Berisha-Rama vijojnë fushatën dhe akuzat
Dy krerët e partive kryesore politike në vend kanë vijuar edhe dje në mënyrë normale fushatën zgjedhore, por nuk kanë lënë mënjanë dhe kritikat e akuzat. Kreu i qeverisë, Berisha, ka zhvilluar dje një tryezë të rrumbullakët me biznesmenë të rinj, ku mes të tjerash ka theksuar se nga Bashkia e Tiranës së shpejti do të nisë procesi i mikrokreditimit për bizneset që ngrihen nga të rinjtë. Por ky premtim është konsideruar si i kopjuar nga kreu i PS-së, Edi Rama. “Pas programit tonë për mikrokreditimin e të rinjve, Kryeministri thotë se paska qenë ëndrra e tij që do realizohet pasnesër nga Bashkia e Tiranës. E ka kaq shumë për të kopjuar nga programi sa tani bën takime edhe natën për të shpallur idetë që kopjon! Po tetë vjet ç’bëri? Noc Rrokun pra”, theksoi Rama përmes rrjeteve sociale dje pasdite.
SHQIP
Add new comment