Arkiv-Lajme të përditësuara
Meta në Lezhë: Më 24 qershor do të ketë marrje përgjegjësish, jo revansh dhe triumfalizëm
Berisha s’pret shirit inaugurimi, por nënshkruan marrëveshje. AK: Mashtron me xhaminë e Tiranës sa herë ka zgjedhje
Aleanca Kuq e Zi ka reaguar ndaj lajmit se sot është inauguruar nisja e punimeve për ndërtimin e Namazgjasë në Tiranë.
Sekretari Politik në AK, Eduard Kaca tha se Berisha e inauguron këtë xhami sa herë ka zgjedhje.
“Sali Berisha vijon të diskriminojë komunitetin mysliman duke prerë për të disatën herë shiritin e inaugurimit të xhamisë së re të Tiranës sa herë që në Shqipëri ka zgjedhje, qofshin ato të përgjithshme apo lokale.
Berisha: Koalicion me partitë e djathta
Kryeministri Sali Berisha ka mbledhur mbrëmjen e së shtunës kryesinë e Partisë Demokratike, gjatë të cilës ka prezantuar planin për koalicionin me të cilin kjo parti do të hyjë në zgjedhjet e qershorit.
“Do të mbledhim në koalicionin tonë të gjitha partitë e spektrit të djathtë. Të gjitha partitë e spektrit të djathtë do të grupohen këto ditë në PD”, ka deklaruar Berisha.
Duke iu referuar fushatës elektorale, kreu i qeverisë e ka vënë theksin tek risia e mazhorancës, që është bashkëbisedimi me qytetarët.
Thaçi: Marrëveshja, në interes të Kosovës e gjithë rajonit. Zgjidhja më e mirë, jo ideale, por racionale
PRISHTINE- Kreu i qeverise se Kosoves ka sqaruar para mediat se marreveshja e nenshkruar mes Kosoves e Serbise eshte ne interes te vendit dhe gjithe rajonit.
Ne nje konference per shtyp ai ka pranuar se ajo ishte zgjidhja me e mire, jo idealja, por racionale e qe do i hape rruge ecjes perpara te Kosoves.
PANORAMA
Daçiç imiton Millosheviçin ndaj shqiptarëve: "Šiptarska cizma'...s’e shkel Veriun!"
BEOGRAD - "Šiptarska cizma' (çizmja shqiptare)…nuk mund të shkelë në Veri...”, ka thënë sot kryeministri serb, Ivica Daçiç, duke përsëritur kështu termat fyes për shqiptarët si; ‘shiptari’, që ishte zhargon i viteve ‘90-të, i përdorur kryesisht nga Millosheviçi dhe ‘garda’ e tij, në të cilën bënte pjesë edhe Daçiç.
Siç bën të ditur "Orainfo", Daçiç e ka thënë këtë teksa po shpjegonte se, “kemi kërkuar disa gjëra thelbësore, në marrëveshje me presidentin Tomisllav Nikoliç, dhe që ushtria e ardhshme e Kosovës të mos mundë të shkelë në Veri të Kosovës”, ka thënë Daçiç.
Bulqizë, konflikti për kromin, ekzekutohen me armë zjarri dy vëllezër
Dy vëllezër janë ekzekutuar me armë zjarri mesditën e sotme në qytetin e Bulqizës. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në një lokal në hyrje të qytetit, ndërsa viktima të atentatit me armë zjarri kanë mbetur shtetasit Shefqet dhe Vehad Shehu, vëllezër me njëri tjetrin
Policia ka identifikuar dhe ka vënë në pranga brenda një kohe të shkurtër autorin e vrasjes së dyfishtë. Ai është Fadil Tërnova, nga i njëjti qytet, i cili sipas burimeve nga policia e Bulqizës prej disa muajsh kishte një konflikt me vëllezërit Shehu për zotërimin e kromit në zonë.
Tensionohet situata në Qarkun e Elbasanit, dhunohen zyrat e PS-së në Cërrik dhe Librazhd
Qarku i Elbasanit do ketë rëndësi të madhe në rezultatin e këtyre zgjedhjeve. Para pak kohësh, kreu i PSD, Skënder Gjinushi deklaroi se e majta ka humbur terren kot në këtë qark.
Duke përdorur tunelin dhe rrugën e re, kryeministri Sali Berisha do tentojë të shtojë votat në këtë qark.
Tensioni është shumë i lartë dhe vetëm në orët e fundit janë shënuar dy incidente të rënda.
Zjarr në depozitat e naftës
Një situatë e rëndë u krijua si pasojë e një zjarri që ra në një bllok depozitash karburanti në Xhafzotaj të Durrësit.
Nje depozite e mbushur me karburant u perfshi nga zjarri per arsye ende te pasqaruara dhe ne menyre te rrufeshme situata doli jashte kontrollit. Ne operacion per te frenuar perhapjen e flakeve, edhe ne depozitat e tjera te ketij blloku rezervash karburanti, u bashkuan forcat zjarrfikese te Tirane-Durresit. Edhe vete banoret iu bashkuan zjarrfikesve.
Abuzoi me të miturin, ekstradohet shqiptari
TIRANE- Një 36- vjeçar i dënuar nga Gjykata e Tiranës me 20 vjet heqje lirie është ekstraduar nga Milano Itali. Inteprol Tirana njofton se shtetasi, Altin Muça është dënuar për veprën penale Marrëdhënie seksuale me dhunë me të mitur”.
Në vitin 2000, Muça ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një të mitur dhe menjëherë më pas është larguar nga Shqipëria. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Farkë në Tiranë, ndërsa 36- vjeçari ka përdorur një armë të tipit pistoletë për të kërcënuar të miturin.
Elbasan, sulmohet zyra dhe goditet kryetari i PS-së
ELBASAN- Militantë të Partisë Demokratike në Elbasan kanë sulmuar kryetarin e këtij qyteti dhe i kanë prishur zyrën e tij elektorale. Ngjarja ka ndodhur pak më parë, ndërsa bëhet e ditur se ata kanë shkatërruar dokumentacione dhe kanë goditur kryetarin e PS-së në Cërrik, Tomorr Zaimajn dhe anëtarin, Bajram Liçi.