Bulqizë, konflikti për kromin, ekzekutohen me armë zjarri dy vëllezër

Postuar në 20 Prill, 2013 09:37

 

Dy vëllezër janë ekzekutuar me armë zjarri mesditën e sotme në qytetin e Bulqizës. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në një lokal në hyrje të qytetit, ndërsa viktima të atentatit me armë zjarri kanë mbetur shtetasit Shefqet dhe Vehad Shehu, vëllezër me njëri tjetrin

Policia ka identifikuar dhe ka vënë në pranga brenda një kohe të shkurtër autorin e  vrasjes së dyfishtë. Ai është Fadil Tërnova, nga i njëjti qytet, i cili sipas burimeve nga policia e Bulqizës prej disa muajsh kishte një konflikt me vëllezërit Shehu për zotërimin e kromit në zonë.

Lufta për kromin në qytetin e Bulqizës është bërë shpesh hkak për konflikte më armë apo vrasje gjatë viteve të fundit.

 

SHQIP

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.