Zjarr në depozitat e naftës

Një situatë e rëndë u krijua si pasojë e një zjarri që ra në një bllok depozitash karburanti në Xhafzotaj të Durrësit.
Nje depozite e mbushur me karburant u perfshi nga zjarri per arsye ende te pasqaruara dhe ne menyre te rrufeshme situata doli jashte kontrollit. Ne operacion per te frenuar perhapjen e flakeve, edhe ne depozitat e tjera te ketij blloku rezervash karburanti, u bashkuan forcat zjarrfikese te Tirane-Durresit. Edhe vete banoret iu bashkuan zjarrfikesve.
Ne vendngjarje mberriten edhe Forcat e Nderhyrjes se Shpejte dhe ambulanca, te cilat evakuuan banoret e disa shtepive qe ndodhen brenda perimetrit te rrezikut per te evituar humbjen e jeteve. Forcat zjarrfikse e bllokuan shperndarjen e flakeve tek depozitat e tjera nderkohe qe zjarri u fik rreth ores 15.00.
TOP CHANNEL
Add new comment