Abuzoi me të miturin, ekstradohet shqiptari

Postuar në 19 Prill, 2013 15:24

 

TIRANE- Një 36- vjeçar i dënuar nga Gjykata e Tiranës me 20 vjet heqje lirie është ekstraduar nga Milano Itali. Inteprol Tirana njofton se shtetasi, Altin Muça është dënuar për veprën penale Marrëdhënie seksuale me dhunë me të mitur”.

Në vitin 2000, Muça ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një të mitur dhe menjëherë më pas është larguar nga Shqipëria. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Farkë në Tiranë, ndërsa 36- vjeçari ka përdorur një armë të tipit pistoletë për të kërcënuar  të miturin.

Pedofili është arrestuar më 26 nëntor 2012 në Milano, Itali, ndërsa si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Romën, vetëm sot është bërë i mundur ekstradimi i tij.

 

PANORAMA

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.