Daçiç imiton Millosheviçin ndaj shqiptarëve: "Šiptarska cizma'...s’e shkel Veriun!"

Postuar në 20 Prill, 2013 09:38

 

BEOGRAD - "Šiptarska cizma' (çizmja shqiptare)…nuk mund të shkelë në Veri...”, ka thënë sot kryeministri serb, Ivica Daçiç, duke përsëritur kështu termat fyes për shqiptarët si; ‘shiptari’, që ishte zhargon i viteve ‘90-të, i përdorur kryesisht nga Millosheviçi dhe ‘garda’ e tij, në të cilën bënte pjesë edhe Daçiç. 

Siç bën të ditur "Orainfo", Daçiç e ka thënë këtë teksa po shpjegonte se, “kemi kërkuar disa gjëra thelbësore, në marrëveshje me presidentin Tomisllav Nikoliç, dhe që ushtria e ardhshme e Kosovës të mos mundë të shkelë në Veri të Kosovës”, ka thënë Daçiç. 

Më tej, kryeministri serb shtoi se, pret që koalicioni qeveritar ta pranojë marrëveshjen me Kosovën.

"Kjo është më e shumta, që në këtë moment mund të realizohej. Është hera e parë, që ndërkombëtarisht u njoh Veriu dhe bashkësia serbe në Kosovë", ka thënë Daçiç për RTS.

Ai ka theksuar se, Serbia nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës dhe se do të vazhdojnë bisedimet për statusin e saj, por që për herë të parë janë dhënë garanci, se ushtria e Kosovës nuk mund të operojë në Veri pa pëlqimin e KFOR-it, përkatësisht të NATO-s. 

Sipas fjalëve të Daçiç, Serbia të hënën do të njoftojë me shkrim Catherine Ashton-in, nëse e pranon ose jo ofertën. Ai ka theksuar se, "bashkësia ndërkombëtare për herë të parë ka qenë me palën serbe".

Daçiç ka thënë se, negociatat për Kosovën nuk mund të barten në OKB dhe ka shtuar se, pala serbe para dy javësh kishte refuzuar të pranonte pikën 14, që i referohej anëtarësimit të Kosovës në OKB dhe në OSBE dhe se në tekstin e djeshëm kjo pikë është ndryshuar.

Ai ka shtuar se, Serbia në Kosovë duhet të shpëtojë atë që mundet.

 

SHEKULLI

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.