Tensionohet situata në Qarkun e Elbasanit, dhunohen zyrat e PS-së në Cërrik dhe Librazhd

Qarku i Elbasanit do ketë rëndësi të madhe në rezultatin e këtyre zgjedhjeve. Para pak kohësh, kreu i PSD, Skënder Gjinushi deklaroi se e majta ka humbur terren kot në këtë qark.
Duke përdorur tunelin dhe rrugën e re, kryeministri Sali Berisha do tentojë të shtojë votat në këtë qark.
Tensioni është shumë i lartë dhe vetëm në orët e fundit janë shënuar dy incidente të rënda.
Mbrëmë është dhunuar zyra elektorale e Partisë Socialiste nga simpatizantë të Partisë Demokratike. Ata kanë shkatërruar dokumentacionin dhe kanë goditur kryetarin e PS, Tomorr Zaimaj dhe anëtarin Bajram Liçi.
Të dy kanë bërë denoncim në polici. Autori i dhunës është nipi i kryebashkiakut të Cërrikut.
Ndërsa gjatë natës është dhunuar zyra e Partisë Socialiste në Librazhd.
Persona ende të paidentifikuar kanë hequr me dhunë tabelën e Rilindjes në zyrën e PS. Kreu i socialistëve në Librazhd akuzoi për këtë sulm deputetin demokrat, Rrahim Çota.
Kryetari i Partisë Socialiste në Librazhd, Rrahim Gurra, thotë se ndaj deputetit demokrat do të depozitohet një padi në prokurori për këtë akt të shëmtuar./ep
TEMA
Add new comment