Arkiv-Lajme të përditësuara

Krerët e PSE bekojnë ribashkimin e së majtës

Postuar në 23 Prill, 2013 03:50

 

http://gazeta-shqip.com/lajme/wp-content/themes/gazeta-e-re/...); background-color: rgb(255, 255, 255); color: rgb(85, 85, 85); line-height: 19px; background-position: 0px 20px; background-repeat: no-repeat no-repeat;">

Edi Rama dhe Ilir Meta kanë zgjedhur Shkodrën, bastionin e Partisë Demokratike, për të lidhur paktin e bashkimit të partive në koalicionin e ri të pagëzuar si “Aleanca e Shqipërisë europiane”

Aleanca e opozitës

Fatjona Mejdini

FRD dhe AK do dalin të vetme në zgjedhje!

Postuar në 23 Prill, 2013 03:49

 

Fryma e Re Demokratike, e drejtuar nga Bamir Topi dhe Aleanca Kuqezi e Kreshnik Spahiut, duket se po shkojnë të dyja secila më vete në zgjedhje, pa u përfshirë në dy koalicionet e mëdha dhe as në një koalicion të përbashkët mes tyre.

Më konstant dhe i qartë në qëndrimet e veta ka qenë Bamir Topi, i cili i është përmbajtur qysh në fillim linjës së konkurrimit të vetëm, duke i quajtur dy blloqet e mëdha politikë e vjetër. Ai ka lënë për njëfarë kohe të hapur opsionin për një koalicion të qendrës, por duket se më në fund ka vendosur të dalë i vetëm fare.

TAHIRI: MARRËVESHJA KA EFEKTE PËR LUGINËN

Postuar në 23 Prill, 2013 03:47

 

Zëvendëskryeministrja e Kosovës Edita Tahiri ka thënë se marrëveshja e arritur me Serbinë, ka edhe efekte pozitive për shqiptarët e Luginës së Preshevës.

“Marrëveshja është njëherësh edhe fillimi i raporteve të mira ndërmjet të dy shteteve, dhe do të vëjë pikën në intervenimet ilegale të Serbisë në Kosovë, të cilat ajo i ka bërë që nga mbarimi i luftës e këndej”, ka thënë Tahiri për agjencinë e lajmeve Presheva Jonë.

Çështja “Dritan Dajti”

Postuar në 23 Prill, 2013 03:46

Ashtu sikurse flitej në rrugë jozyrtare, Komiteti i Disiplinës e nisi mbledhjen e parë pas ndryshimeve në ligj me një listë avokatësh për të cilët gjykata kërkon masa disiplinore për proçesin ndaj Dritan Dajtit. 

Në krye të 12 emrave të parë që do të dëgjohen nga Komiteti i Disiplinës është avokati Hasaf Haderaj, mbrojtësi i zgjedhur më herët nga Dajti, por që më pas u tha se ai nuk kishte mundësi ekonomike ta mbronte. 

Presidenti gjerman: Shtetet e KE të njohin Kosovën

Postuar në 22 Prill, 2013 13:55

 

STRASBURG- Presidenti Federal i Gjermanisë, Joahim Gauck u shpreh pro njohjes politike të Kosovës nga Këshilli i Evropës. Për zhvillimin e mëtejshëm të vendit, integrimi në bashkësinë ndërkombëtare jep impulse të rëndësishme, tha Gauck të hënën në një fjalim para Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës në Strasburg. “Pikërisht për këtë unë dëshiroj, që të gjitha shtetet e Këshillit të Evropës të jenë të gatshme ta njohin Kosovën si shtet,” tha presidenti i Gjermanisë.

Vendimi zyrtar i BE-së: Zgjedhjet, test thelbësor për integrimin e Shqipërisë

Postuar në 22 Prill, 2013 13:54

 

Një ditë para mbajtjes në Luksemburg të Këshillit të pestë të Stabilizim-Asociimit BE-Shqipëri, janë publikuar disa disa qëndrime të përbashkëta të ecurinë e Shqipërisë drejt BE-së.

Në lidhje me situatën politike, pasi vlerësohet bashkëpunimi mazhorancë-opozitë gjatë vitit 2012 për disa reforma, BE bën thirrje për një dialog të qëndrueshëm e konstruktiv mes palëve, si thelbësor për përmbushjen e agjendës së reformave. Zgjedhja e njëanshme e presidentit, çështja e pazgjidhur e 21 janarit, janë disa nga problemet që rreshton BE-ja në lidhje me Shqipërinë.

150 mësues prej një viti pa paga, mijëra USD nga MASH ndërrojnë destinacion

Postuar në 22 Prill, 2013 13:52

 

Skandali në Fier

Investigimi i “Shqip”, 100 mësues provizorë dhe 50 të emëruar definitivisht nuk përfitojnë pagat

http://gazeta-shqip.com/lajme/wp-content/themes/gazeta-e-re/...); background-color: rgb(255, 255, 255); color: rgb(85, 85, 85); line-height: 19px; background-position: 0px 20px; background-repeat: no-repeat no-repeat;">

Besnik Mustafaj: Islami kandidat i PD-së në Tiranë? PD nuk mund të bëhet kosh plehrash

Postuar në 22 Prill, 2013 13:50

 

Mediat janë të mbushura me spekulime se Kastriot Islami do të jetë në listat e PD-së për zgjedhjet e qershorit. Madje Shekulli sot ka caktuar edhe zonën e Islamit në Tiranë.

Por ndërkohë për këtë çështje ka reaguar ish- ministri i Jashtëm, Besnik Mustafaj, që iu kërkon demokratëve t’i shkruajnë Berishës për këtë çështje. Ai thotë se nëse kjo është e vërtetë, PD po kthehet në kosh plehrash.

“Berisha gënjen me 10 mijë km rrugë”

Postuar në 22 Prill, 2013 13:49

Deputeti socialist Erjon Braçe ka publikuar në faqen e tij zyrtare në Facebook një raport ku hedh poshtë pretendimet e qeverisë për atë që ajo e konsideron si suksesin më të madh të mandatit të saj, ndërtimin e rrugëve. 

Sipas kryeministrit Berisha, gjatë tetë viteve nën qeverinë e tij janë ndërtuar 10 mijë kilometër rrugë në gjithë Shqipërinë. Por në raport, zoti Braçe, i cili pretendon se i referohet të dhënave zyrtare të vetë qeverisë, e akuzon kryeministrin se kjo është gënjshtra e shekullit. 

Bode: Përfunduam negociatat me 25 parti, vijojmë takimet. Lesi: Mbetemi në këtë koalicion

Postuar në 22 Prill, 2013 08:49

 

TIRANE- Parti Demokratike ka mbyllur deri ne mesdite negociatat me 25 parti qe i jane bashkuar koalicionit parazgjedhor me te.

Lajmin e ka dhene Ridvan Bode, i cili ka theksuar se negociatat do te vijne edhe pasdite dhe paraditen e neserme.

“Dua te theksoj qendrimin e PD për te qenë e hapur për të gjitha partitë e qendrës, qendrës së djathtë e të djathtë. Është një ftesë për të gjitha partitë që e ndjejnë vetën në këtë spektër politik’- tha Bode.

 

Lesi: Oferta e Berishes, e shkelqyer

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara