Besnik Mustafaj: Islami kandidat i PD-së në Tiranë? PD nuk mund të bëhet kosh plehrash

Postuar në 22 Prill, 2013 13:50

 

Mediat janë të mbushura me spekulime se Kastriot Islami do të jetë në listat e PD-së për zgjedhjet e qershorit. Madje Shekulli sot ka caktuar edhe zonën e Islamit në Tiranë.

Por ndërkohë për këtë çështje ka reaguar ish- ministri i Jashtëm, Besnik Mustafaj, që iu kërkon demokratëve t’i shkruajnë Berishës për këtë çështje. Ai thotë se nëse kjo është e vërtetë, PD po kthehet në kosh plehrash.

“Ju drejtohem në këtë rast të gjithë miqve të mi, që janë ndjerë dhe e kanë treguar veten si demokratë para vitit 2005. Dua të sjell në vëmendjen e tyre një thashethem që po qarkullon sikur Berisha do të fusë Kastriot Islamin në listën e kandidatëve për deputetë të PD për Tiranën. Si do të ndjeheshit ju nëqoftëse Berisha na kërkon të votojmë për të bërë deputet Islamin? Unë për veten time si demokrat do të ndjehesha shumë keq. I ftoj të gjithë demokratet, që mendojnë si unë, t’i shkruajnë Berishës në faqen e tij FB për t’ia shprehur mendimin qofte për Kastriot Islamin e qoftë për dy socialistët e tjerë që PS i nxori jashtë vetes si të pavlefshëm. Nuk mund të bëhet kosh plehrash PD, që është partia më e madhe e vendit,” shkruan Mustafaj në Facebook./ep

 

 

 

TEMA

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.