Bode: Përfunduam negociatat me 25 parti, vijojmë takimet. Lesi: Mbetemi në këtë koalicion

TIRANE- Parti Demokratike ka mbyllur deri ne mesdite negociatat me 25 parti qe i jane bashkuar koalicionit parazgjedhor me te.
Lajmin e ka dhene Ridvan Bode, i cili ka theksuar se negociatat do te vijne edhe pasdite dhe paraditen e neserme.
“Dua te theksoj qendrimin e PD për te qenë e hapur për të gjitha partitë e qendrës, qendrës së djathtë e të djathtë. Është një ftesë për të gjitha partitë që e ndjejnë vetën në këtë spektër politik’- tha Bode.
Lesi: Oferta e Berishes, e shkelqyer
Kreu i LDK-se, Nikoll Lesi e ka cilesuar te shkelqyer oferten e bere nga PD-ja, duke thene se personalisht mendon te mbeten ne kete koalicion.
Deklarata eshte bere ne mbyllje te takimit me te mandatuarit e PD per negociatat e koalicionit.
“Për mua personalisht, nje vote jam por besoj e rendesishme eshte që të ngelemi në këtë koalicion se shoh forca që ecin përpara”- tha Lesi, duke thene se ia kishte parashtruar kryesise edhe oferten e PS.
Ai ka thene se do ia parashtroje oferten kryesise, e cila do te vendose ne mbledhjen e ores 18.00 ne menyre perfundimtare.
“Jam dhe kam qenë kritikë për disa gjëra, do jem edhe më kritik me qeverisjen tjetër, kjo është natyra ime. Besoj se do jem me këtë forcë deputet”- tha ai.
Negociatat
Partia Demokratike ka vijuar edhe sot takimet me krere te partive te vogla ne kuader te aleances parazgjedhore per zgjedhjet e 23 qershorit.
Ne seline e PD-se ka hyre sot kreu i Levizjes se Legalitetit, Ekrem Spahia, Lufter Xhuveli i Partise Agrare Ambientaliste, Adriatik Alimadhi i Ballit Kombetar dhe kreu i Levizjes Shqiperia e Re, Edmond Velshaj.
Ata jane pritur me te mandatuarit per negociatat e koalicionit, Oerd Bylykbashi dhe Ridvan Bode.
Nuk ka ende ndonje deklarate per marreveshjen mes tyre, nderkohe qe mesohet se eshte diskuatuar per koalicionin me PD.
“Panorama” shkruan sot se Partia Demokratike nis zyrtarisht negociatat me aleatët e saj për formimin e koalicionit për zgjedhjet e 23 qershorit.
Pas vendimit të së shtunës të Kryesisë së PD-së për të autorizuar sekretarin e përgjithshëm të PD-së, Ridvan Bode dhe shefin e kabinetit të Kryeministrit, Oerd Bylykbashi, gjatë pasdites së djeshme janë zhvilluar edhe takimet e para me disa nga partitë e vogla të qendrës së djathtë.
Partitë me të cilat dje është arritur marrëveshja janë BLD-ja e Arjan Starovës, Aleanca Demokratike e Arben Demetit, PBKD-ja e Artur Roshit dhe Agraro- ambientalistët e Xhuvelit. Baza e marrëveshjeve parazgjedhore është premtimi për bashkëqeverisje, si në tetë vitet e kaluara, e bazuar në votat që secila prej partive ka marrë.
PANORAMA
Add new comment