Arkiv-Lajme të përditësuara
Pal Dajçi kthen buxhetin e Lezhës: Nuk e bëj për arsye politike
Ndryshimi i balancave politike, ku bashkimi i votave të këshilltarëve të Partisë Socialiste me ata të Lëvizjes Socialiste për Integrim edhe në pushtetin vendosur, duket se po shkakton jo pak probleme.
Konflikti më i fundit është në qarkun e Lezhës. Mësohet se prefekti i Lezhës, Pal Dajçi, ka kthyer mbrapsht buxhetin e vitit 2013 të Bashkisë së Lezhës i miratuar me votat e këshilltarëve socialist dhe ato të LSI-së.
Mosmiratimin e buxhetit, prefekti Dajçi e ka argumentuar me shkeljet ligjore që ai thotë se ka konstatuar në zëra të veçantë të tij.
20 për qind e popullsisë alergjike
Shqiptarët gjatë 10 viteve të fundit janë prekur nga sëmundjet alergjike dhe astmatike. Mjeket sqarojne se prevalenca eshe ketyre semundjeve eshte rritur me 50 %, dhe nje nder shkaqet kryesore eshte jo vetem ndotja e mjedisit, por ndryshimi i stilit te jeteses, nga zonat rurale ne ato urbane.
Nendrejtori i Qendres Spitalore Universitare "Nene Tereza", Mehmet Hoxha sakteson se 20 % e popullise se vendit ka probleme alergjike dhe 7.7 % e fëmijëve janë astmatikë.
Basha: Bashkia, jo ‘repart politik’, por shërbim ndaj qytetarëve
Rama akuzon Berishën: Kopjoi programin e PS-së, manipuloi shifrat për papunësinë
Vlorë-Kryetari i PS-së Edi Rama gjatë prezantimit të programit “Për Një Rilindje Shqiptare”, në qytetin e Vlorës, sulmoi kryeministrin e vendit se në 8 vjet nuk bëri asgjë për punësimin. Ai akuzoi kryeminsitrin për kopjim të Programit të PS-së përsa i takon punësimit.
“Ne jemi angazhuar për hapjen e 300 mijë vendeve te reja të punës. Ato filluan duke thënë se është e pamundur, pastaj vijuan duke thënë çfarë janë këto shifra. Pastaj filluan vetë me shifrat dhe thonë 250 mijë dhe nuk thonë 300 mijë se nuk duan të bëjnë kopjimin hapur", shtoi Rama.
“100 arsye për të mos votuar Berishën”, Spahiu: Shteti i Berishës takson sëmundjen
Në kuadër të nismës “100 arsye për të mos votuar Berishës”, Partia Socialiste sulmoi qeverinë për sistemin shëndetësor. Deputetja ePS-së Klodiana Spahiu akuzoi kreun e qeverise për taksim të sëmundjes , me vendosjen e taksës 10% . “Vetëm 57 ditë na ndajnë nga 23 qershori, dita kur shqiptarët me votë të bashkuar do të largojnë kryeministrin e rrënimit të vendit, Sali Berishën. Pas 8 vitesh dështimesh dhe premtimesh boshe sektori i shëndetësisë gjendet në ditën e tij më të keqe.
Topi: Vendit i duhet administrim politik demokratik. Të hetohen selitë diplomatike
Fryma e Re Demokratike mblodhi paraditen e sotme Asamblenë, ku u diskutua për punën e strukturave të partisë. Kreu i kësaj force politike Bamir Topi komentoi edhe vendimin e FRD-së për të mos u bërë palë e asnjë koalicioni parazgjedhor. “Sot më shumë se kurrë Shqipëria ka nevojë për administrim politik demokratik. Të gjithë flasim për politikën, por ajo çka ne shohim, kjo politikë e stërmundimshme e tranzicionit të gjatë ka humbur besueshmërinë.
Fshesa e largimeve të mbështetësve të LSI-së nuk njeh limite
Ndërsa Greta Koçi u bë vetëm pak kohë më parë drejtoreshë në Ministrinë e Brendshme, një këngëtar tjetër ka mbetur pa punë për shkak të bindjeve të tij politike.
Bëhet fjalë për Klajdi Musabelliun, që njihet si mbështetës i LSI-së. Atë e ka prekur vala e shkarkimeve të të gjithë mbështetësve të LSI-së, që prej daljes nga mazhoranca e kësaj të fundit.
“Zyrtarisht pa punë! Lamtumirë Agjencia Kombëtare E Burimeve Natyrore”, – ka shkruar Musabelliu në Facebook.
Alarmi i BB për të rinjtë
Një raport i fundit i Bankës Botërore lëshon alarmin se të rinjtë në Shqipëri po keqarsimohen duke mos arritur të përvetësojnë as aftësitë më minimale.
Raporti i cili mes të tjerash ka në fokus zhvillimet në tregun e punës ka dalë në rezultatin tronditës se 57 për qind e 15-vjeçarëve në Shqipëri janë analfabetë funksionalë, që nuk kanë aftësinë për të kuptuar dhe zbatuar njohuritë e marrë përmes leximit. E thënë ndryshe, këta janë persona që dinë të lexojnë, por nuk kuptojnë se cfarë kanë lexuar.
Transferimi, 500 të dënuar në Greqi do vuajnë dënimin në burgjet shqiptare
ATHINE- Greqia do te transferoje per te vazhduar vuajtjen e denimit ne Shqiperi 500 shqiptare te denuar për krime të rënda, mes tyre edhe Alket Rizai.
Sipas autoriteteve greke kjo eshte faza e pare e transferimit në burgjet e Shqipërisë te rreth 2400 të burgosurve shqiptarë që vuajnë dënimin në burgjet greke, me qëllim ndalimin e bashkëpunimin mes të dënuarve grekë dhe shqiptarë dhe për të dekurajuar kriminelët e huaj që veprojnë në Greqi.
Plagosen dy persona në autostradën Tiranë-Durrës
Tiranë-Dy persona janë plagosur, me armë zjarri në autostradën Tiranë-Durrës. I plagosur ka mbetur Xhevair Bajraktari, pronari i një lavazhi si dhe një kalimtar i rastit. Policia arrestoi pak minuta pas ngjarjes personin e dyshuar si autor të plagosjes së dyfishtë.
Mësohet se shtetasi Bajram Çeku ka qëlluar me armë zjarri mbi shtetasin Xhevahir Bajraktari, ndërkohë që i plagosur mbeti edhe një person që po kalonte rastësisht aty. Po kështu nga ana e forcave të policisë është bërë i mundur shoqërimi i disa personave, të pranishëm në vendin e ngjarjes.